Boks MMA

SFIDA KHABIB – MCGREGOR PO AFRON/ Stadium madhështor për revanshin, rekord arkëtimi e tifozësh për një duel kampionësh (FOTO)

29 janari, dita kur pritet të merret vendimi në lidhje me të ardhmen e Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor po afron. Gjithsesi, sipas Javier Mendez, trajnerit të kampionit rus, palët po punojnë për revanshin. Dhe objektivi është që kjo sfidë e dytë mes dy ikonave të arteve marciale mikse të zhvillohet në një stadium madhështor, në “AT&T Stadium”, në Arlington të Teksasit.

Ky stadium ka një kapacitet prej 80 mijë vendesh, por për evente të tilla mund të shkojë deri në 105 mijë vende. “Kjo është ajo që ne duam të arrijmë, të organizojmë një duel madhështor, që të thyejë të gjitha rekordet”, tha Mendez. Sfida e parë mes dy sportistëve, zhvilluar në eventin UFC-229, arriti 2.4 milionë PPV (pay per view-paguaj për ta parë), por revanshi synon të arrijë të tjera shifra marramendëse të ardhurash.

Vendimi i Komisionit të Sportit në Nevada pritet me padurim nga të gjithë, jo vetëm nga dy sportistët, por edhe nga fansat e arteve marciale mikse dhe nga vetë UFC-ja. “Ne mund ta organizojmë këtë event të madh sërish. Më të madh se herën e parë. “AT&T Stadium” me një kapacitet prej 100 mijë tifozësh do të ishte ideal për këtë duel. Jo një stadium i mbyllur, por i hapur ku spektakli do të jetë magjik”, tha Mendez.

Khabib Nurmagomedov fitoi me “submission” në raundin e katërt duelin e parë ndaj McGregor, duke mbrojtur titullin kampion bote në peshën e lehtë (27 fitore e asnjë humbje për rusin). Incidenti masiv që u krijua pas kësaj sfide ka bërë që të dy sportistët të jenë të pezulluar pa afat nga Komisioni i Sportit në Nevada, që më 29 janar do të dëgjojë dy kampionët para se të marë vendimit. Gjithsesi, piketat për revanshin po hidhen e fansat po presin…

Related posts

Khabib bisedime me McGregor, dueli për titull brenda 2018-ës

Sadik.Autor

NË GJURMËT E IKONËS/ Nipi i Muhamed Alisë fiton me “KO” ndaj Westley në raundin e tretë (VIDEO)

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Sportistja me penis fals në dorë gjatë intervistës, sherr banal mes rivaleve (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment