Futboll Premier League Sport

PRANË “DIVORCIT” ME NISËN/ Premier League i hap sërish dyert Mario Balotellit, ja skuadra që e kërkon

Mario Balotelli është pranë rikthimit në Premier League. Për sulmuesin italian është interesuar sot skuadra e West Ham, që kërkon një lojtar me përvojë, duke parë se mund të largohet Marko Arnautovic (ka oferta nga Kina). Balotelli është pranë divorcit me skuadrën franceze të Nisa, ku ndodhet prej vitit 2016 dhe ky transferim i tij në kampionatin anglez mund të mbyllet që në merkaton e janarit.

Trajneri Manuel Pellegrini ka kërkuar informacione për lojtarin, që ka si pengesën kryesore në këtë transferim pagën e lartë prej 5 milionë eurosh. Balotelli ka më shumë se një muaj që nuk zhvillon një ndeshje zyrtare (që prej 4 dhjetorit) me skuadrën e Nisa. Kohët e fundit, për sulmuesin 28-vjeçar, janë interesuar shumë skuadra, si Marseja në Francë apo Bologna e Genoa në Serinë A.

Balotelli ka luajtur edhe më parë në Premier League. Në sezonet 2010-2013 është aktivizuar me ekipin e Manchester City (54 ndeshje e 20 gola), ndërsa përvojën e dytë e ka me skuadrën e Liverpool, në sezonin 2014-2015 (16 ndeshje dhe 1 gol).

Related posts

Arsenali po e vëzhgon Allanin e Napolit

Q.Autor

JUVENTUS SHËNON REKORD/ Tani është më i mirë se ekipi i “Calciopoli”

Isa.Autor

INTER NË KËRKIM TË NJË SULMUESI/ Oliver Giroud mbetet i preferuari i Contes, ja opsioni i vetëm

Delo.autor

Leave a Comment