Futboll Seria A Sport

PRIORITET PËR TALENTIN…/ Inter parakalon Napolin, ja formula për të marrë Barrellan

Inter mbetet në konkurrencë me Napolin për të marrë shërbimet e Nicolo Barella, i cili ka përjashtuar kalimin te Chelsea në Londër.

Tashmë Beppe Marotta dhe Ausilio e kanë vënë si prioritet talentin italian, i cili është në pronësi të Cagliarit dhe ka kontratë deri në qershor të vitit 2022. Në Itali kanë bërë me dije se drejtuesit zikaltër janë hedhur menjëherë në sulm për të siguruar mesfushorin e talentuar, që së fundi ka siguruar edhe një vend në Italinë e drejtuar nga Mancini.

DETAJE –  Barella, që me 7 shkurt mbush 22 vjeç duket se ka vendosur për të shkuar në Milano në sezonin e tij të ardhshëm. Të dy klubet kanë diskutuar për marrëveshjen dhe ka shumë pak detaje që mungojnë, por të dyja palët janë shumë afër një akordi final. Kjo falë edhe marrëdhënieve të shkëlqyera të presidentit Tommaso Giulini, ish-anëtar i bordit drejtues të Interit.

Kartoni i lojtarit vlerësohet të jetë në 50 milionë euro. Një ofertë të tillë që mund ta siguronte edhe Chelsea e Napoli, por në këtë drejtim është favorizuar Interi, të cilët do ta sigurojnë për 40 milionë euro e 10 të tjera në formën e bonuseve.

Presidenti Giulini ka takuar agjentin e mesfushorit italian dhe kanë diskutuar për kërkesat e lojtarit, më pas është takuar me drejtuesit e klubit zikaltër që mesa duket ka gjetur akord dhe Inter prenoton për në qershor Barellan.

Ndërkohë Cagliari është hedhur pas mesfushorit të Boca Juniors, Nahitan Nandez, kartoni i të cilit vlerësohet të jetë 18 milionë dollarë plus taksat.

Related posts

Vendimet e kontestuara të arbitrit Gatusso/ Edhe atyre u lejohet që të gabojnë

Q.Autor

SFIDA NDAJ SAMPDORIAS/ Trajneri Allegri me “dorë të hekurt”, dënon yllin e mesfushës…

Delo.autor

E BUJSHME/ TALENTI SHQIPTAR merr ftesë nga Gjermania, mesfushori gati për…

Isa.Autor

Leave a Comment