Futboll Sport

HISTORIA E BRAZAOS/ Ish-sulmuesi që refuzoi Arsenalin për të mbrojtur portën e…

Historia e Brazao, portieri brazilian që do t’i bashkohet Interit në qershor, është shkruar në muajt e fundit. 18-vjeçari e ka nisur karrierën e futbollistit si sulmues dhe tani konsiderohet portieri i së ardhmes.

Në ditët e fundit ai ka refuzuar një ofertë të Arsenal për zikaltrit, të cilët do ta huazojnë për gjashtë muajt e ardhshëm te Chievo (siç bënë në të kaluarën me Julio Cesar).

Gabriel Nascimento Resende Brazao (emri i plotë) ka lindur më 5 tetor të vitit 2000 në Uberlandia, qytet me 600.000 banorë në shtetin e Minas Gerias.

Ka nisur të luajë shumë shpejt në shkollën e futbollit të lagjes. Më pas ka shkuar te skuadra e futsallit e Uberlandias. Në moshën 12 vjeç, në 2012-ën, ka kaluar te futbolli me 11 lojtarë, duke mbuluar rolin e sulmuesit te të rinjtë e Cruzeiro-s.

Tani, në moshën 18-vjeçare, 192 cm i gjatë, Brazao konsiderohet gati për hapin e madh dhe kalimi nga sulmi në  portë ka qenë i natyrshëm. Pritja e penalltive është specialiteti i tij, por është i fortë edhe me këmbë falë eksperiencës si sulmues.

Në Botërorin Under 17 të zhvilluar në Indi në 2017-ën, ai është votuar si portieri më i mirë i turneut. Me pak fjalë, e ardhmja e Inter është në duar dhe këmbë të sigurta.

Related posts

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Marseille-Manchester City. Rezultati 0-3

Delo.autor

E BUJSHME/ Ja DETAJET e kontratës së Higuainit tek Milani, ZBULONI kur DEBUTON sulmuesi

Isa.Autor

NUK BËN PJESË NË LISTËN E ZIDANE/ Ylli i Real Madrid do të largohet në merkaton e janarit, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment