Futboll Premier League Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Guardiola: Jam i detyruar ta bëj një gjë të tillë, s’kam alternativë tjetër

Dëmtimet e shpeshta të kohëve të fundit duket se kanë detyruar edhe trajnerin spanjoll Pep Guardiola t’i drejtohet merkatos së janarit për riparime. Në prag të ndeshjes që skuadra e Manchester City do të luajë të dielën ndaj Huddersfield, trajneri spanjoll ka pranuar se ai është duke ndjekur nga afër 3-4 lojtarë. Madje Guardiola ka rrëfyer se bëhet fjalë për mesfushorë, me shpresën që të gjejë pasardhësin e Fernandinho.

“Duke parë filozofinë tonë të lojës, jam duke kërkuar një lojtar të fortë fizikisht, por edhe që organizon mirë dhe shpejt aksionin, që të kuptojë lojën tonë sulmuese. Sa më shumë gjëra të jetë në gjendje të bëjë aq më mirë. E di që nuk është e lehtë të gjesh një lojtar të tillë, që mund të bëjë gjithçka, por unë po kërkoj. Dëmtimi i Fernandinho na prishi planet dhe na detyroi të shohim përreth për një alternativë”, u shpreh Pep Guardiola.

“Kemi evidentuar 3-4 lojtarë të tillë. Gjithsesi, për të arritur një marrëveshje me lojtarin duhet të kënaqësh të gjithë: Klubin ku luan, lojtarin dhe menaxherin. Ndaj dhe kemi vënë në shënjestër 3-4 lojtarë që mund të jenë zëvendësuesit e Fernandihno, pasi duam një lojtar që ta kemi në skuadër për një periudhë disavjeçare”, u shpreh trajneri spanjoll, pa përmendur emra.

Related posts

AKUZAT NDAJ RONALDOS PËR PËRDHUNIM/ Prokuroria e Las Vegasit merr vendim për portugezin

Delo.autor

Inter mbyll merkaton në hyrje, Joao Mario drejt klubit të madh spanjoll

Isa.Autor

NBA/ Basketbollisti Harden beson: Ky është viti i duhur, ja çfarë më tremb më shumë

Delo.autor

Leave a Comment