Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Teuta bën goditjen e madhe, firmos me mesfushorin që ka luajtur për Kombëtaren. Ja emri…

Nuk ka më dyshime, Jahmir Hyka rikthehet zyrtarisht në Kategorinë Superiore pas 11 vitesh. Mesfushori ka firmosur një kontratë me skuadrën e Teutës teksa është prezantuar në ambjentet e stadiumit “Niko Dovana” dhe ka kryer seancën e tij të parë stërvitore me kampionët në fuqi të Shqipërisë.

33-vjeçari erdhi në Durrës me parametra zero pas përfundimit të aventurës së tij në Kinë me ekipin e Guizhusë, e cila militon në Ligën e Dytë.

Mesfushori ka mbi një vit pa luajtur, pasi vjen nga një dëmtim i rëndë kur luante në Kinë me Guizhunë.

Më parë 33-vjeçari ka qenë aktivizuar me fanellat e Dinamos, Tiranës, Rozenborgut, Olimpiakosit, Maincit, Panioniosit, Luzernës, San Hozesë, Makabi Netanjas, Nes Zionas.

Lajmin e transferimit të Jahmir Hykës e ka bërë vetë publike klubi i Teutës me anë të një njoftimi një profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, duke i uruar mirëseardhjen mesfushorit.

NJOFTIMI ZYRTAR I TEUTËS –

“Mesfushori i majtë, Jahmir Hyka, zyrtarisht është lojtari më i ri i KF Teuta.

Lojtari është prezantuar në ambientet e “Stadiumit Niko Dovana” dhe sot ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me blutë. I lindur më 8 mars 1988. 33-vjeçari ka provuar të luajë në Shqipëri me Dinamon dhe Tiranën, ndërsa është aktivizuar dhe me Mainz në Gjermani apo Olympiacos në Greqi. Së fundmi ishte pjesë e Guiz në kampionatin kinez. Hyka, i gjatë 1.69 cm dhe pozicjoni ideale në fushë e ka atë të mesfushorit te majtë. Afrimi i Hykes në skuadrën e Teutës, do të jetë ndihmesë për formacionin e drejtuar nga Renato Arapi, kësisoj duke e kompletuar sulmin e skuadrës blu. #MirëseNaErdheJahmirHyka🙏#forcateuta🔵🔵”

Related posts

RONALDO LË TORINON PËR…/ Ja “dënimi” që e pret portugezin në Spanjë

Delo.autor

ZYRTARE/ Klubi i mbrojtësit kuqezi në Serinë A pranë përjashtimit, para mesnatës të Vitit të Ri ndodhi “mrekullia”

Delo.autor

ALBAN BEQIRI BËRI HISTORINË NË BEOGRAD/ Flet trajneri Bushati: Rezultat i shkruar me germa të arta…

Delo.autor

Leave a Comment