Bundesliga Futboll Sport

STARTON SEZONIN ME FITORE/ Bajerni rinis bindshëm Bundesligën, Leva-Goretcka “kërcënojnë” Dortmundin

Bajerni i Mynihut e rinisi Bundesligën për këtë sezon, me një fitore të pastër në transfertë. Ndaj Hofenhajmit, bavarezët fituan me shifrat 1-3.

Ekipi i Niko Kovaç, shënoi dy herë me Leon Goretçkën, në minutat 34 dhe 46 brenda pjesës së parë. Shulz ngushtoi shifrat në minutën e 59-të, por Levandovski në të 87-tën vulosi gjithçka.

Me këtë fitore, Bajerni ngjitet në kuotën e 39 pikëve pas 18 takimesh, vetëm 3 më pak se Dortmundi, i cili luan nesër ndeshjen e vet në transfertë ndaj Lajpcig.

Related posts

“MIRËNJOHJA ËSHTË PJESË E NDARJES”/ Mbrojtësi i Kombëtares zyrtarizon largimin nga skuadra gjermane (FOTO)

Delo.autor

PO PËRJETON NJË MOMENT TË VEÇANTË/ “Gardiani” Buffon drejt rinovimit, nuk tërhiqet pa thyer rekordin e Ballotta

Delo.autor

E duan të gjithë, por Savic përfundon tek gjigantët e Series A

Sadik.Autor

Leave a Comment