Futboll Sport

PARTIZANI ENDE PA BOMBER/ Ja arsyeja pse po vonohet sulmuesi i ri

Fazës përgatitore i erdhi fundi, por Partizani ende nuk ka gjetur sulmuesin e shumëkërkuar. Edhe pse drejtuesit kanë negociuar me disa lojtarë deri në këtë periudhë, nuk kanë siguruar të duhurin. Ka hyrë data 18 janar dhe mund të thuhet pa frikë se merkatoja për këtë repart ka “ngecur”.

Situatat po ndryshojnë nga ora në orë, madje edhe për elementë që klubi i kishte konsideruar si të mbyllur. Burime pranë gazetës saktësojnë se pengesa më e madhe po vjen prej vetë sulmuesve me të cilët kanë kontaktuar, pasi kur kanë parë që të kuqtë kanë shfaqur realisht interes, kanë rritur pazarin.

Megjithatë, “demat” nuk kanë në plan të dorëzohen. Ata shpresojnë që deri para se të nisë kampionati të kenë gjetur “bomberin” e munguar.

 

Related posts

LIVE/ Copa Del Rey: Mbyllet ndeshja Real Sociedad-Barcelona. Rezultati 1-2

Delo.autor

MOMENT I VËSHTIRË PËR DE LIGT/ Shikoni goditjen e rëndë që mori nga Zapata (VIDEO)

Delo.autor

SPALLETTI “VË BAST”/ Ndeshja ndaj Tottenhamit do të jetë pikë kthese për INTERIN

Isa.Autor

Leave a Comment