Futboll Sport

PAS SHKARKIMIT/ Murinjo nostalgjik: Interi, skuadra më e mirë që kam stërvitur

Hose Murinjo bëri daljen e tij të parë në publik që pas shkarkimit nga stoli i Mançester Junajtid. Për “Express Sport”, portugezi foli mbi shumë tema duke treguar edhe për skuadrën më të fortë që ka stërvitur në karrierën e tij si trajner.

Junajtid vendosi të largojë “Special One” para një muaji dhe ai nuk ka folur asnjë fjalë për mediat që atëherë. Murinjo do të dalë në kanalin sportiv “Bein Sports” për të komentuar në rolin e specialistit sfidën për kupën e Azisë midis Katarit dhe Arabisë Saudite. Portugezi gjithsesi nuk do të lejohet të flasë për klubin e Junajtid.

 

murinjo

Cila ka qenë për Murinjon skuadra më e mirë?

Më duhet të them që ka qenë Interi, aty fituam gjithçka. Duhet të jem objektiv në atë që them. Duhet gjithashtu të tregoj respekt për ta. Ata e meritojnë këtë pasi i fituan të gjitha deri në ditën e fundit në të gjitha kompeticionet, duke mundur skuadrën më të mirë në botë 3-1, Barcelonën. Bajernin në finalen e Champions-it (2-0). Gjithashtu, fituan kampionatin me një numër të madh pikësh të grumbulluara. Kupën e Italisë. Pra, tri finale në 10 ditë. Ndaj, duhet të them që ata janë skuadra më e mirë që kam drejtuar.

A është lojtari më i rëndësishëm se klubi?

Mbaj mend diçka, një ditë kur Aleks Ferguson ishte trajner te Mançester Junajtid, ata shitën Dejvid Bekamin te Reali i Madridit. Atë ditë Sër Aleks tha se nëse vjen një ditë kur lojtari të jetë më i rëndësishëm se klubi, atëherë mirupafshim. Por, kjo nuk qëndron më, pasi ka shumë gjëra pas një lojtari, sa është e vështirë të gjesh një rrugë lineare si kjo. Ndaj, sipas meje, mënyra më e mirë për ta bërë një gjë të tillë është të mundohesh të gjesh ekuilibrat e duhura me lojtarët. Kjo balancë duhet të krijohet midis trajnerit dhe lojtarit. Trajneri është aty për t’i stërvitur ata. Ai nuk është aty për të mbajtur nën kontroll disiplinën me çdo kusht. Duhet të krijohet një strukturë që të mbrojë trajnerin për të bërë punën e tij dhe të bëjë të mundur që lojtari të mos e ndiej veten që është më i fuqishëm seç ka qenë.

Cili ka qenë problemi në kohët e fundit?

Ashtu siç e thashë edhe më parë, duhet një strukturë e re nga klubet ku trajneri duhet të bëjë thjesht punën e tij dhe jo të merret me sjelljet e lojtarëve. Hap pas hapi, kjo do të krijojë mundësi për të mos u vënë në pozitën për të marrë vendime të ashpra. I kujt mund të jetë faji? I klubit, i cili nuk ka strukturën e duhur që më pas krijon situata ku lojtari nuk ka më marrëdhënie direkte me trajnerin. Në futbollin e sotëm, një klub duhet të ketë një president, një CEO ose drejtor ekzekutiv, një drejtor sportiv dhe një trajner. Kjo është struktura e duhur. Në çdo skuadër, detyra e trajnerit është të stërvitë lojtarët.

A jeni një trajner që preferoni rezultatet para stilit të lojës?

Dëshira ime, për ata që po fillojnë një karrierë si trajner, ashtu siç kanë bërë më përpara edhe Guardiola apo Ançeloti, është të mbrojnë punën e tyre. Të gjithë kalojnë një proces të tillë. Shpresoj që shumë prej tyre do të arrijnë të krijojnë një reputacion bazuar në rezultate. Kjo është ajo që qëndron gjithmonë dhe të bën të qëndrosh në një nivel të caktuar si trajner.

Related posts

Xhaka “shfryn” ndaj medieve: Spekulim, kurrë nuk kam pasur kontakt me Interin

Delo.autor

PRAPASKENAT E BUJSHME/ Gënjeshtrat dhe të vërtetat, Higuain u ndje i tradhtuar nga Milani

Delo.autor

Conte falënderon tifozët e Chelseat: E kuptuan presionin tim

Q.Autor

Leave a Comment