Futboll Premier League Sport

MBROJTJE TË RE NË EKIP/ Liverpool ndërton murin e së ardhmes, rinovon edhe një talent

“Jam krenar, ndihem i privilegjuar që kam mbështetjen dhe besimin e klubit. Nuk kisha asnjë dyshim për këtë vendim, jam në klubin ku jam rritur dhe dua të vazhdoj sa më gjatë, duke shpresuar që do të arrijmë shumë suksese se bashku”, tha Alexander-Arnold pas firmës.

20-vjeçari debutoi me ekipin e parë në tetor 2016 dhe rritja e tij ka qenë impresionuese, sepse është kthyer në titullar fiks në formacionin e Klopp, me 67 ndeshje në ekipin e parë, duke shënuar 4 herë.

Mbrojtësi i djathtë ishte i pranishëm edhe në Kupën e Botës 2018, ndërsa ka luajtur 5 ndeshje me Anglinë deri tani.

Me Robertson, Joe Gomez dhe Alexander-Arnold, të cilët kanë rinovuar kontratat në vitin e fundit, Liverpool ka në dispozicion  një mbrojtje shumë të re dhe me të ardhme të shkëlqyer.

Related posts

U SHPALL LOJTARI I NDESHJES/ Xhaka lë pa fjalë trajnerin Petkovic, ja çfarë i bëri në konferencën për shtyp (VIDEO)

Delo.autor

Gabigol+Martinez, gola dhe kryesim! Por për Interin…

Sadik.Autor

Young Boys thyejnë Juven, por “Zonja e Vjetër ” mbetet e para

Isa.Autor

Leave a Comment