Futboll La Liga Sport

PRAPASKENAT E BISEDIMEVE MES KLUBIT DHE “PLESHTIT”/ Messi-Barcelona, si u arrit marrëveshja e shekullit

Në ditët në vijim Barcelona do të bëjë zyrtare rinovimin e Lionel Mesit. Me siguri do të ndodhë javën e ardhshme, pasi avokatët të kenë parë me detaje termat e kësaj marrëveshjeje. Laporta, Horge Mesi e kanë gjetur gjuhën e përbashkët, tani La Liga pritet që të konfirmojë saktësinë e shifrave. Lionel Mesi do të vazhdojë për 5 vitet e ardhshme dhe do të marrë gjysmën e pagës aktuale. Ai do të ketë klauzolë 350 milionë euro në rast se kërkon të largohet nga Barcelona. Kjo marrëveshje u arrit pas shumë bisedash, edhe pse nuk ishte aspak e lehtë. Disa çështje u mbyllën për një minutë, të tjerat donin më shumë kohë.

ULJA E RROGËS

Lionel Mesi do të përfitojë vetëm gjysmën e pagës së mëparshme. Në këtë aspekt nuk kishte shumë diskutime. Laporta ia bëri këtë ofertë dhe futbollisti, i vetëdijshëm për situatën, e pranoi menjëherë. Sigurisht që ulja e pagës do të shërbejë si një mesazh për të tjerët, por edhe për të bërë afrime cilësore. Nëse rrogën e ul Mesi, do të thotë se do ta bëjnë këtë gjë edhe Pike, Buskets, Roberto dhe Alba. Leo gjithmonë tha se paraja nuk ishte problem.

VITET NË KONTRATË

Kjo temë nuk ishte aspak e lehtë. Në fund, Mesi rinovoi për 5 sezone. Gjatë këtyre muajve ka pasur shumë propozime. U fol për një rinovim 10-vjeçar, për dy, për dy + një. Të gjitha këto u refuzuan për motive të ndryshme derisa u gjet gjuha e përbashkët për 5 vite. Tani dilemat janë nëse Leo do të qëndrojë për 5 vite te Barça apo do të luajë dy dhe pastaj në SHBA. Kjo është e panjohur, por nëse është mirë fizikisht mund të qëndrojë te Barcelona dhe e mbyll karrierën në moshën 39-vjeçare. Klauzola e tij është 350 milionë euro, ndërsa ajo në kontratën e parë ishte 700.

TAKSAT

Taksat ishin një tjetër pikë e rëndësishme. Që nga fillimi, Mesi ishte i bindur që çdo formë pagese të ishte legale. Për këtë mënyrë, Barcelona u konsultua menjëherë me institucionet dhe iu tregoi ofertën që do t’i prezantonte Mesit. Ata dhanë dritën jeshile dhe Barça ia bëri Mesit.

MARKETINGU

Laporta donte ta mbyllte menjëherë marrëveshjen, jo vetëm për qetësinë sportive që sjell rinovimi i Leos. Ka edhe një anë të fshehtë ekonomike shumë të rëndësishme. Shumë kompani ishin të varura nga ky rinovim. Nuk është e njëjta gjë nëse lojtari më i mirë në botë qëndron në skuadër dhe kur largohet. Rakuten për shembull u interesuashpesh për këtë histori, ndërsa të tjera u morën edhe me çështjen e rinovimit.

PROJEKTI SPORTIV

Kjo pikë e diskutimit i interesonte shumë Lionel Mesit. Argjentinasi donte të qëndronte te Barcelona, por me një projekt fitues dhe me një skuadër kompetitive që mund të luante për të gjithë titujt. Megjithatë, ai është i vetëdijshëm edhe për situatën ekonomike të klubit. Ai e pa që drejtuesit lëvizën shpejt për të afruar Erik Garsian, Depajin dhe Agueron me kosto zero. Sigurisht që duhet ende punë.

Related posts

“BIR KU*VE, NUK E KAM VËNË RE FARE”/ Ish-futbollisti i Valencias tregon si i vodhi këpucët Benzemasë

Delo.autor

Griezmann tregon pse nuk e festoi golin kundër Uruguait

Sadik.Autor

Donald Lu surprizon sërish, vishet kuq e zi dhe… luan futboll

Sadik.Autor

Leave a Comment