Futboll Seria A Sport

Inter merr vendimin: Me apo pa Champions, Icardi qëndron zikaltër

Tek Interi ka vetëm një objektiv të dielën e ardhshme, të mposhtë Lazion në ndeshjen direkte dhe të kualifikohet në Champions League, që për skuadrën zikaltër do të thotë shumë për të ardhmen. Pavarësisht kësaj, me apo pa Champions sezonin e ardhshëm, drejtori sportiv Piero Ausilio shprehet se sulmuesi argjentinas Mauro Icardi, kapiteni i skuadrës, nuk do të largohet në merkaton e verës.

“Icardi ka 3 vite kontratë më ne dhe e ardhmja e tij, pavarësisht renditjes përfundimtare të Interit, do të jetë këtu. Ne presim fundin e kampionatit për të diskutuar të qetë, të gjithë së bashku. Vendi i katërt apo i pestë në renditje nuk do të ndryshojë asgjë në të ardhmen e sulmuesit. Mauro nuk është në merkato dhe kushdo që të trokasë në derën tonë do të marrë një përgjigje negative”, tha Ausilio.

Related posts

Alaba reflekton mbi të ardhmen: Ky është qëllimi im

Sadik.Autor

TRIUMFOJNË ME 11-METËRSHA/ “Zikaltërit” i falen Politanos, mposhtin Valencian në miqësore (VIDEO)

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Inter fokusohet tek e ardhmja, ja emrat që synon Marotta

Delo.autor

Leave a Comment