Futboll Sport

BEFASON SPALETI:Ishim të paaftë për të shfaqur cilësitë, Ikardi lëvizi pak

Nga Sasuolo te Sasuolo: këtë herë Interi nuk e nis fazën me humbje, por nuk arrin të shkojë përtej një barazimi 0-0 kundër skuadrës së De Zerbit, që në ndeshjen hapëse të sezonit i mposhti 1-0.

Në përfundim të një ndeshjeje të vuajtur për zikaltrit, trajneri Luçiano Spaleti u ndal për mikrofonat e “Dazn”.

 

Spaleti

Dukshëm i irrituar, pavarësisht se skuadra e tij mbajti rrjetën e paprekur për herë të 14-të në këtë kampionat (zikaltrit janë mbrojtja e dytë më e mirë e Serisë A): “Ishte një sfidë e ndërlikuar sepse Sasuolo u paraqit mirë. Ne në disa momente arritëm ta rikuperojmë topin në gjysmëfushën e tyre, por më pas, kur duhet të krijonim kundërsulmin, e humbitnim gjithmonë.

Nuk isha i inatosur, po përpiqesha të jepja këshilla në mënyrë që të bënin më mirë, por në fund ‘thelbi’ është ky: shumë pasime të gabuara pas zotërimit të topit. Diferenca e cilësive mes skuadrave qëndron, por ishim të paaftë për ta treguar…”.

MBROJTJA DHE IKARDI – Spaleti u ndal në veçanti te mbrojtja dhe te paraqitja e Ikardit: “Prapavija u kap disa herë në befasi, u tregua e zonja duke duruar. Më pas, kur rifitonim topin, – përsëriti trajneri, – nuk mundëm t’u krijojmë probleme, me individualitete bëmë më pak nga çfarë janë mundësitë tona.

Mauro? Nuk e vuan presionin. Pavarësisht moshës së re, ka shpatulla të gjëra si Ibra. S’gjeti shumë hapësira, sepse Sasuolo punoi mirë në fazën mbrojtëse. Në disa raste ishte edhe i pafat sepse u rrëzua në aksione të rrezikshme. Duhen konsideruar edhe ekuilibrat: Ikardi u shërbye pak, por edhe lëvizi shumë pak”.

ATMOSFERA E “SAN SIRO”-S – Në fund, Spaleti u shpreh i lumtur lidhur me klimën në shkallët e “Meazza”-s: “Dëgjoheshin shumë britmat e fëmijëve, zërat e argëtuar në çdo situatë loje. Pati për fat të keq edhe fëmijë të tjerë të penalizuar, që nuk mundën të hyjnë në stadium për shkak të skualifikimit”, përfundoi trajneri zikaltër.

Related posts

Ofertë JOSHËSE nga Turqia për Sadikun, gati LARGIMI nga Levante

Isa.Autor

MPOSHT DY EKIPET MILANEZ NË MERKATO/ Igli Tare fiton garën për të marrë “Lewandowskin e ri”, ja oferta e çmendur

Delo.autor

KALENDAR I NGJESHUR/ 3 ndeshje brenda javës, Presidenti Halili fton për darkë të gjithë skuadrën

Delo.autor

Leave a Comment