Futboll La Liga Sport

“KUR MBETET MË PAK SE…”/ Barça pa Lionel Mesin! Klubi justifikon mungesën (FOTO)

Kur mbetet më pak se 1 orë deri në fillimin e ndeshjes ndaj Leganes, e vlefshme për javën e 20-të të La Liga, katalanasit kanë zyrtarizuar surprizën më të madhe. Në anën blaugrana sot nuk do ta nisë si titullar, kapiteni, ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi. Me publikimin e formacionit zyrtar që do të ndeshet me Leganez, veç mungesës së Messi-t, surpriza tjetër është mungesa e Rakitic, i cili do t’i bëjë shoqëri argjentinasit në pankinë, bashkë me Cillessen, Semedo, Malcom, Murillo dhe Vidal.

 

Sipas zëvendëstrajnerit të Barcelonës, që foli për “Barça TV”, ndonëse Leganes është një kundërshtar i fortë dhe mirëorganizuar, katalanasit, për shkak të axhendës së ngjeshur dhe luksit të të paturit në ekip futbollistë shumë cilësorë të denjë për ta zëvendësuar, kanë vendosur të lënë pushim argjentinasin Messi.

Related posts

100 VJET HISTORI “BARDHEBLU”/ Arben Minga zgjidhet “Lojtari i shekullit” te Tirana

Delo.autor

Çfarë supergoli në miqësoren Gjermani – Spanjë

Sadik.Autor

Zyrtare : Guardiola transferon te City per 65 milion euro yllin e La Liga

Q.Autor

Leave a Comment