Futboll Kategoria Superiore Sport

100 VJET HISTORI “BARDHEBLU”/ Arben Minga zgjidhet “Lojtari i shekullit” te Tirana

Klubi i Tiranës  i ka dhënë fund sondazhit që hapi pak ditë më parë, për të zgjedhur futbollistin simbol në këtë shekull të historisë bardheblu. Klubi u kërkoi tifozëve që të bënin zgjedhjet e tyre dhe përfundimi ka sjellë vetëm një emër, atë të të ndjerit Arben Minga.

Si rrjehdojë, bardheblutë bëë të qartë se pikërisht sulmuesi i cili njihej me nofkën “15-katëshi” do të ishte ai që do të përfaqësonte imazhin e klubit në 100 vjetorin e tij, si pjesë të festimeve për këtë datë të shënuar.

“Një shekull histori dhe një numër shumë i madh ikonash bardheblu. Një çmim është shumë pak dhe të shumtë do të jenë emrat që do të vlerësohen në festën e 100 vjetorit. Jo vetëm kaq por cilido që ka kontribuar për fanellën bardheblu do të ketë një vend në historikun e ditëve festive që klubi ka planifikuar.

10 ditë më parë propozuam të zgjidhnin tifozët lojtarin e shekullit bardheblu. Emrat e shënuar në mediat sociale kanë qënë të shumtë, si dhe propozimet për të mos u mjaftuar vetëm me një emër. Me të drejtë, pasi 100 vite histori kampionësh janë shumë.

Megjithatë, ky çmim simbolik meriton të jepet pasi tifozët i janë përgjigjur propozimit dhe kanë zgjedhur të preferuarin e tyre. Arben Minga është më i votuari ndër më të preferuarit e shekullit bardheblu.

Në ditët e festës së 100 vjetorit, çmimi për ikonën “15-katëshi Minga”, do të jepet pas përzgjedhjes së bërë nga tifozët.

Ju falenderojmë dhe urojmë të jeni mirë e të rikthehemi sa më shpejt sëbashku”, shkruhej në njoftimin  e klubit që mbyllte këtë sondazh të veçantë.

Një shekull histori dhe një numër shumë i madh ikonash bardheblu. Një çmim është shumë pak dhe të shumtë do të jenë…

Gepostet von KF Tirana am Montag, 6. April 2020

Related posts

“NDESHJA? ISHTE E TMERRSHME”/ Trajneri Pirlo: Kemi pritshmëri të tjera, klubi nuk është i lumtur me…

Delo.autor

BËN GODITJEN NË FUND TË MERKATOS/ Manchester United arrin marrëveshjen me objektivin…

Delo.autor

PARTIZANI-TIRANA/ Përballja e 155 në histori, ja kur do të luhet derbi i kryeqytetit

Delo.autor

Leave a Comment