Futboll Sport

Ancelotti: Kam një skuadër të madhe, ai vetëm mund të përmirësohet

Napoli ka mposhtur Lazio-n me rezultatin 2-1 falë golave të Callejon dhe Milik duke konsoliduar vendin e dytë të renditjes së Serie A.

Pas ndeshjes, trajneri i Napolit Carlo Ancelotti ka folur për Sky: “Kemi një skuadër të mjaftueshme për të përballuar tre kompeticione.

“Sot kishim shumë mungesa, por dukeshim sikur kishim të gjithë lojtarët në dispozicion.

“Kam parë shumë kualitet. Milik vetëm mund të përmirësohet, ai është një lojtar që ka vuajtur shumë nga dëmtimet në dy vitet e fundit, por tani është mirë.

“Juve? Nuk i vendosim vetes objektiva kaq afatgjatë, tani do të mendojmë për dy ndeshjet ndaj Milan. Në fund do të shohim se ku do të jemi. Diçka do të ndodhë.”

 

Related posts

KUPA E BOTËS/ Zhbllokohen shifrat në ndeshjen Egjipt- Arabia Saudite

Sadik.Autor

MERR FUND DILEMA/ Cikalleshi zbulon ekipin e ri, sulmuesi nuk largohet nga Turqia

Isa.Autor

Ronaldo te Juventus? Gazetari i njohur sportiv shokon me deklaratën e tij të fundit (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment