Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Skandali Muriel te Barça. Ja çfarë ndodhi me Messi, Pique e Suarez

Debutim i shkëlqyeshëm i Luis Muriel me Fiorentinën, dy gola nga kolumbiani në ndeshjen e tij të parë pas rikthimit në Itali edhe pse skuadra e tij nuk arriti më shumë se një barazim 3-3.

Pas ndeshjes janë zbuluar disa nga tratativat e merkatos që lidhen me sulmuesin. Barcelona ishte e interesuar për të marrë shërbimet e tij, por siç është zbuluar kanë qenë “peshat e rënda” si Messi, Suarez, Bursuqets, Pique e Rakitic që kanë vlerësuar se kolumbiani nuk është lloji i sulmuesit që kërkonin.

Që nga ky moment klubi katalanas ka ndërprerë kontaktet me Sevillan për të filluar detajet e operacionit, që fillimisht ishte zbuluar se do kushtonte 12 milionë euro.

Një tjetër opsion i merkatos i refuzuar nga lojtarët më me peshë te Barça, të cilët janë pyetur më shumë seç duhet sipas analistëve në Spanjë dhe është një tjetër gabim nga klubi blaugrana, pasi Muriel i tregoi aftësitë e tij që në ndeshjen e parë.

Related posts

NGA CANA TEK IGLI TARE/ Ja lojtarët “kuqezi” që do marrin pjesë në miqësoren e yjeve

Delo.autor

LAJM I KEQ NGA SPANJA/ Shokojnë mjekët: Agueron duhet të lërë futbollin

Delo.autor

MURINJO ME ZEMËR TË MADHE/ Shihni momentin sesi portugezi bën homazhe te muralesi i Maradonës

F.autor

Leave a Comment