Futboll La Liga Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Mbledhje “sekrete” tek Real Madridi, një gjerman merr vendin e Solarit

E ardhmja e Solarit nuk ka asnjë dyshim. Argjentinasi do t’i japë fund qëndrimit të tij si trajner i Real Madridit në qershor, kohë në të cilin do të arrijë dikush me më shumë reputacion, pavarësisht nga rezultatet që ai do arrijë.

Ndërkohë që opsioni i Mourinhos është i paqëndrueshëm, disa emra mbeten në krye të agjendës së Florentino Perez, si Allegri ose Pocchetino, por kandidati fitues është Joachim Low. Kështu ka zbuluar media spanjolle Don Balon, që besojnë se 25-vjeçari është emri i përzgjedhur nga një takim i drejtuesve të “Los Blancos”.

Trajneri gjerman nuk do të qëndrojë në detyrë për shumë kohë. Low beson se ka ardhur koha t’i thotë lamtumirë Gjermanisë dhe federata, e zhgënjyer me rezultatet e tyre të fundit, nuk do të nxjerrë pengesa në largimin e tij.

Nga dhomat e zhveshjes së Realit thërrasin për Low. Gjermani është opsioni më i preferuar, në sajë të përvojës së tij, filozofisë së tij dhe marrëdhënieve të tij me lojtarët.

Por fjala e fundit i takon Perezit.

Related posts

Tirana fiton miqësoren ndaj Flamurtarit të Prishtinës dhe tifozët…

Sadik.Autor

NUK ËSHTË NË PLANET E SARRIT/ Sulmuesi i Juventus drejt Gjermanisë tek klubi…

Delo.autor

LAJM I MIRË NGA GJERMANIA/ Stadiumet hapin dyert. Ja ndeshja që luhet me tifozë…

Delo.autor

Leave a Comment