Futboll Sport

“EKIPI ËSHTË I KARIKUAR”/ Manaj: Ndaj Spanjës japim shpirtin në fushë, kemi ende shpresa

Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj doli në ditën e sotme. Manaj, u shpreh se kuqezinjtë do të luftojnë deri në fondin për kualifikimin, edhe pse kjo duket mjaft e vështirë, pasi përballë do të jetë Spanja.

“Kur mbaroi ndeshja filluam të mendonim. Mund të kishim arritur 3 pikët. Goli i dytë mund të jepej faull, por gjyqtari që nuk kishte asgjë nga VAR-i. Pak pishman, pasi mund të kishim fituar. Tani duhet të fitojmë ndaj Spanjës. Kemi më shumë shanse nëse fiton sonte Spanja. Shpresoj të bëjmë.Goli i shpejtë me Italinë na bëri të uleshim shumë. Ndërkohë që ndaj Kroacisë pjesa e parë ishte ndër më të mirat e viteve të fundit. Goli i parë i pësuar na demoralizoi, na destabilizoi pak, por patëm forcën me golin e Klausit dhe atë që dhanë lojtarët e ardhur nga stoli.

Goli është gjëja më e rëndësishme për një sulm, por jemi ekip kompakt. Rëndësi ka të shënojmë, jo kush shënon.

Spanja? Ekip shumë i madh. Por rrafi sot Italinë do të kemi më shumë shpresa. Kanë lojtarë me shumë kualitet si Rodri, Lamine Yamal apo Morata. Të bëjmë ndeshjen tonë dhe të japim 100%, nga minuta e parë deri te e fundit.

çfarë biseduam me shokët? Shënuam në 95′, ishim të kënaqur edhe me barazimin, por kryesore ishte të fitonim. Për pjesën e dytë të parë dhe 20 minuta. Gjithçka mund të ndodhë në nivele të tilla, por u kthyem në Dortmund të kënaqem me barazimin.

Goli? Shpresoj që golin ta bëjë kush ta bëjë, rëndësi ka të fitojmë me Spanjën dhe të kemi mundësi të kualifikohemi.

Atmosfera? Ekipi është shumë i motivuar. Ndeshja e fundit është ndeshje brenda ose jashtë. Të gjithë do të jemi të përqendruar në maksimum. Emocionet janë të mëdha, gjithë Shqipëria dhe gjithë bote ndjekin këto ndeshje. Të futemi në fushë të përqendruar, që të mund të fitojmë dhe të arrijmë grupin.

Të gjithë ne lojtarët atë duam, të fitojmë ndaj Spanjës dhe të gëzojmë gjithë shqiptarët.

Në pjesën e dytë ndaj Kroacisë, edhe ata nisën të sulmonin. Në të parën nuk patën hapur, sepse në një ndeshje shumë të mirë. Ata kanë nivelorë, ndërrimet e tire na bëjnë presing. Mund ta menaxhoni më mirë nga e dyta, por jemi të kënaqur me barazimin.

Mungesa e golave ​​nga qendërsulmuesit? Nuk ka lidhje me fatin, tre lojtarët që kanë bërë kanë bërë gola shumë të bukura dhe gola vendimtare. Shpresojmë që ndaj Spanjës të bjerë gol kush të jetë. Rëndësi ka të fitojmë.

Mundësitë ndaj Kroacisë? Në ndeshje të ndryshme dhe të jashtme. Nuk është e lehtë t’i kapësh në kundërsulm, bie edhe fuqia kur merr topin pasi je gjithë kohës duke vrapuar.

Dueli ndaj mbrojtësve spanjollë? Edhe Spanja ka mbrojtës shumë të mirë. Rëndësi ka që ekipi të ecë përpara. Jemi ekip kombëtar, nuk kanë rëndësi individualitetet, por ekipi.

Duhet të futemi edhe më fort se u futëm ndaj Kroacisë. Spanja është një nga ekipet më të mira në botë, të japim 100% nga minuta e parë deri te ajo e 95′ ”, – tha ai.

Related posts

KTHESË E MADHE/ Bonuçi sinjale QËNDRIMI: Rifituam atë që morëm në fushë

Isa.Autor

SFIDA PORTUGALI-FRANCË/ Kampioni i botës sfidon idhullin e tij

Delo.autor

E FUNDIT/ Milik çlirohet nga Napoli? Vjen oferta nga Spanja, ja vendimi që ylli polak…

Delo.autor

Leave a Comment