Futboll Seria A Sport

NEYMARI DREJT SPANJËS/ PSG e zëvendëson BRAZILIANIN me super yllin italian

Neymar nuk është i lumtur në Paris dhe po mendon të largohet nga kampionët e Francës. Nëse PSG dështon këtë sezon për të fituar trofeun e Champions League, drejtuesit mund të heqin dorë nga shërbimet e brazilianit. Sipas “The Guardian”, nëse vjen oferta e duhur, drejtuesit e PSG, e kanë piketuar zëvendësuesin e Neymar dhe ai është ylli i Napolit, Lorenzo Insigne. Italiani shënoi golin e parë në barzimin 2-2 të Napolit ndaj gjigantëve të Ligue 1 të mërkurën dhe është shfaqur si lojtari ideal për brazilianin që është duke u lidhur me një rikthim në Barcelonë në fund të sezonit.

Gjithashtu ekziston opsioni që të bashkohet me “Los Blancos”. Edhe pse presidenti i katalanasve, zbuloi më parë këtë javë se raportet që e lidhin brazilianin me një kthim në “Camp Nou” janë spekulime. Insigne është duke u provuar se është një nga sulmuesit më të mirë në Itali dhe Evropë për momentin pas performancave të tij të shkëlqyera. Sulmuesi italian ka qenë në formë fantastike për Napoli deri më tani këtë sezon me shtatë gola në 10 paraqitje në të gjitha garat. Kontrata e tij skadon në vitin 2022 dhe presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis zbuloi se çmimi i tij është mbi 200 milionë euro. Një shifër e ekzagjeruar, por numri një i të kaltërve ka vërtetuar se di të bëj biznese dhe nëse vjen një ofertë interesante nuk do t’i thoshte jo.

Related posts

“DZEMAILI NUK PASKA PATUR SY”/ Erjona në Florida, ja si RREZATON në plazhet e Miamit (FOTO)

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Superkupa e Spanjës: SEVILLA kërcënon të braktisë FINALEN (DETAJE)

Isa.Autor

Sabrina Raissa lë “me gojë hapur” tifozët brazilian të Coritibas

Sadik.Autor

Leave a Comment