Futboll Premier League Sport

MOURINHO U LARGUA/ Tek Manchester Unitedi është koha për rinovimet e para

Scott McTominay ka firmosur një kontratë të re te Manchester United e cila do ta mbajë në klub deri më 2023.

Skocezi është përfolur për një huazim larg United këtë muaj, por vazhdon të vlerësohet nga klubi si një mesfushor me të ardhme.

McTominay, i cili ka shpërthyer te ekipi i parë nën drejtimin e Jose Mourinho-s, do të vazhdojë tek United, megjithëse nuk është aktivizuar thuajse fare këtë sezon.

“Scott ka që fëmijë që është pjesë e klubit, ai ka dalë nga moshat duke bërë progres të madh në dy vitet e fundit,” shprehet trajneri Ole Gunnar Solskjaer.

“Ai është një mesfushor i mirë dhe po rritet nga dita në ditë. Ai është një lojtar inteligjent dhe kërkon të mësojë në çdo seancë stërvitore.”

Ndërkohë McTominay shprehet: “Manchester United ka qenë jeta ime që në moshën 5-vjeçare dhe objektivi im gjithmonë ka qenë të luaj këtu.”

Related posts

SFIDA NDAJ PSG NË CHAMPIONS/ Zidane me dhimbje koke, do të mungojë në ylli i “Los Blancos”…

Delo.autor

LIVE/ SKËNDERBEU-KAMZA: Zhbllokohet menjëherë sfida, Oto Xhon dërgon topin në rrjetë

Isa.Autor

I shënoi Barcelonës 3 gola,Emmanuel Boateng “shfrenon fantazinë” duke pretenduar “Topin e Artë”

Sadik.Autor

Leave a Comment