Futboll La Liga Sport

PAS ZYRTARIZIMIT/ Më mirë se Dembele, Boateng kalon me sukses provën e parë (VIDEO)

Bota e futbollit është befasuar dje pas zyrtarizimit të huazimit të Kevin-Prince-Boateng nga Barcelona. 31-vjeçari është marrë nga katalanasit për shkak të mungesave që skuadra ka në sulm pas shitjes së Alcacer, El Haddadi dhe dëmtimit të pësuar nga Dembele në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Aventura e mesfushorit me fanellën “blaugrana” ka nisur më mirë se ajo e francezit, i cili është turpëruar në momentin e prezantimit të tij në  “Camp Nou”, duke humbur disa herë kontrollin e topit. Të njëjtin fat ka patur edhe Paulinho, i prezantuar nga spanjollët dhjetë ditë para sulmuesit.

Nuk ka ndodhur kështu me ish-mesfushorin e Milanit, i cili ka arritur të bëjë më mirë se paraardhësit e tij dhe ka kaluar me sukses testin e parë me fanellën e Barcelonas.

Related posts

Golovkin: Revanshin me Alvarez do ta zhvilloj në shtator

Sadik.Autor

Video/ Gallatasaraji në festë, fiton derbin kundër Beshiktashit dhe mendon…

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Shkurtimi i rrogave të futbollistëve, ja sa do të humbë CR7

Delo.autor

Leave a Comment