Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Kastrioti – Partizani: Starton pjesa e dytë në “moçalin” e Fushë-Krujës

Po luhet në fushën sportive “Redi Maloku” të Fushë-Krujës, sfida mes Kastriotit dhe Partizanit e vlefshme për raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Të dy skuadrat do të tentojnë ta nisin me fitore vitin 2019-të, teksa të kuqtë janë padyshim pretendentët kryesor në letër.

Përballja ndaj Kastriotit është vlerësuar maksimalisht nga trajneri Skënder Gega, paçka se të premten të kuqtë i pret një ndeshje shumë e rëndësishme për kampionat kundër Skënderbeut në transfertë.Ndërkohë për trajnerin e krutanëve Bledar Devolli kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare në stolin e Kastriotit.

Të dy teknikët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat. Gega ka preferuar nga minuta e parë në sfidën e sotme, Hebaj dhe Çinarin, ndërkohë bie në sy aktivizimi si titullar i mbrojtësit Lum Rexhepi që u afrua në merkaton e janarit.

KASTRIOTI-PARTIZANI 1-2

Vatnikaj 13′ / Hebaj 31′, Mensah 41′

KOMENTI LIVE: 

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. 

44′ Zëvendësim i parë te Partizani, largohet portieri Alban Hoxha, në fushë Dashamir Xhika.

Related posts

Kukësi “humbet” traditën, 4 muaj pa fitore ne “Zeqir Ymeri”

Q.Autor

E VEÇANTË/ Një shqiptare shkruan historinë e Real Madridit

Delo.autor

Ja pse Hazard nuk do të jetë kurrë në gjendje të fitojë Topin e Artë?

Sadik.Autor

Leave a Comment