Futboll Premier League Sport

SITUATË E VËSHTIRË PËR POCHETTINON/ Vjen lajmi i hidhur, ja sa do të mungojë Dele Alli

Dele Alli do të mungojë për gjashtë javë pas tërheqjes muskulore të pësuar gjatë sfidës me Fulham të dielën.

Ky është një tjetër lajm i keq për Tottenham, 22-vjeçari do t’i bashkohet Harry Kane në infermieri në një moment të rëndësishëm për klubin.

Alli, i cili do të mungojë në gjysmëfinalen e Carabao Cup ndaj Chelseat, doli nga fusha duke çaluar në minutën e 88-të.

Kane do të mungojë deri në mars pas dëmtimit në kavilje që pësoi ndaj Manchester United.

Ndërkohë Dembele dhe Son gjithashtu do të qëndrojnë larg fushës, i pari për një dëmtim ndërsa i dyti është duke luajtur në Kupën e Azisë për Korenë e Jugut.

Spurs aktualisht janë në vend të tretë të Premier League, nëntë pikë më pak se Liverpool. Tani ekipi i Pochettino-s pritet të ngelë akoma më mbrapa pasi ka një emergjencë të vërtetë në repartin ofensiv.

Related posts

COVID-19/ Shtohen rastet me koronavirus në tenis, pozitiv trajneri i Djokovic e disa punonjës

Delo.autor

MOMENTE TMERRI NË AJËR/ Avioni i kombëtares gjermane bën ulje të detyruar, ja shkaku… (FOTO)

Delo.autor

RENDITJA/ Gjermania jashtë Botërorit, e mbyll grupin në vendin e fundit

Sadik.Autor

Leave a Comment