Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Ylli i Real Madridit del hapur: Më lini të shkoj tek Juventus

Zërat për një transferim të mundshëm të Marcelos tek Juventus nuk kanë ndërmend të ndalen. Këtë herë kanë ardhur direkt nga Spanja.

Sipas drejtorit të “OK Diario”, mbrojtësi i majtë i Real Madrid, i kritikuar për paraqitjet e fundit të bëra me madrilenët, kërkon të bashkohet me Cristiano Ronaldon tek bardhezinjtë.

Braziliani, sipas mediave spanjolle, u ka thënë drejtuesve të Real Madrid: “Nëse Juventus do të bëjë një ofertë për mua, duhet të më lini të largohem”. Nuk bëhet fjalë për në janar, por në verë, kur Florentino Perez do të bëjë një revolucion të vërtetë në ekip.

“Los Blancos” duket se kanë ndërmend t’ia plotësojnë dëshirën brazilianit dhe kanë gjetur që tani pasardhësin e tij. Bëhet fjalë për Junior Firpo, lojtar i Betisit.

Related posts

Allegri “tremb” Juventusin: Të hënën vendosim të ardhmen, ekipi sipas kushteve të mia

Sadik.Autor

Mirabelli bën shkëmbimin e ‘çmendur’, kjo lëvizje do t’i gëzojë pa masë tifozët e Milan

Q.Autor

PLAS TEK BARÇA/ Valverde, i irrituar me Pique: Ku je? Do ta KATARANOSËSH përsëri…

Isa.Autor

Leave a Comment