Futboll Ligue 1 Sport

KORONAVIRUSI/ Kërkohet përmbysja pa tifozë dhe (ndoshta) pa Mbappé. PSG mbi supet e yllit…

Provo përsëri, PSG! Kjo është këshilla e parë që të vjen ndërmend, duke ditur të kaluarën e skuadrës franceze. Pa tifozë, mbase edhe pa Mbappé, sigurisht pa Verratti, por mbi të gjitha pa frikë. Ndoshta gjëja më e vështirë për një skuadër, që prej tri vitesh eliminohet që në raundin e dytë të Championsit, çka tani përcaktohet në mediat franceze si “mallkim”, është përballja me lëndimet dhe kolapset e papritura. Pavarësisht yjeve Neymar dhe Mbappe, apo miliona eurove të shpenzuara nga Emiri i Katarit për të fituar Champions-in, parizienët nuk i janë afruar këtij objektivi. Me pak fjalë, kundër Borussia Dortmund, sonte, PSG do të luajë gjithçka në 90 minuta.

Ndoshta do t’i duhen edhe më shumë minuta (koha shtesë dhe penalltitë e mundshme). Kampionët francezë duhet të përmbysin disavantazhin 2-1 të ndeshjes së parë të 1/8 finale. Për të kuptuar nëse Mbappé do të jetë në dispozicion, do të na duhet të presim edhe disa orë. Francezi nuk stërvitet që nga e hëna, sepse ka ethe dhe dhimbje të fytit. Dje, ai iu nënshtrua “tamponit”, për të zbuluar nëse ishte infektuar nga “Coronavirus”. Rezultati është negativ, por me siguri sulmuesi nuk do të jetë në maksimumin e tij. Prandaj, do të varet nga Neymar për të mposhtur “mallkimin”, sikurse hapej sot, me titullin e madh, “Le Parisien”.

Për brazilianin është gjithashtu një mundësi që të harrojë ato lëndime, të cilat hedhur në erë pothuajse të gjitha ndeshjet e tij vendimtare të Champions-it, në dy vitet e fundit. Braziliani, i cili u ble për 222 milionë euro në verën e vitit 2017, shënoi golin e shpresës në ndeshjen e parë, por nuk kishte luajtur në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve që nga shkurti i vitit 2018, në humbjen 3-1 në “Bernabeu”. Mbetet të shihet nëse është konsoliduar brishtësia psikologjike e një ekipi, që përndiqet ende nga “remuntada” e vitit 2017 në “Camp Nou”. Atë vit ishte Neymar, ende te Blaugrana-t, ai që drejtoi përmbysjen e Barcelonës. Katalanasit zhbënë në mënyrë epike disfatën 4-0 të “Parce des Princes”, duke hyrë në histori me fitoren 6-1.

Sonte, atij i kërkohet të bëjë të njëjtën gjë, por si parizien. Pa Verratti e skualifikuar, mbase edhe pa Mbappé. Me orientimin për t’u përshtatur jo aq shumë me Icardi, që pritet ta nisë nga pankina, por me Cavani. Me uruguajanin, ai nuk ka shkëmbyer asnjë asist në 8 ndeshjet e luajtura së bashku këtë sezon, gjatë të cilave kanë kryer më pak se 5 pasime për lojë. Në çdo rast, PSG nuk do të braktiset plotësisht nga ultrasit, që pritet të mblidhen rreth stadiumit për t’u dëgjuar fort, pavarësisht nga epidemia e “Coronavirus”.

Related posts

DIKUR BËRI LËMSH BARCELONËN DHE ROMËN/ Braziliani gjen golin e parë pas gati 1 viti! (VIDEO)

Delo.autor

KONFIRMON NDESHJEN ME CRVENA ZVEZDËN/ Tirana: Gjithë ekipi rezultoi negativ për COVID-19 pas kryerjes së tamponëve

Delo.autor

NJË KALENDAR LUKSI PËR TË KAPUR KREUN/ Ja 4 përballjet e radhës të Tiranës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment