Futboll Seria A Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Po shkëlqen tek Roma, ja si “Zikaltërit” shkëmbeu Zaniolon për Naingolanin

Edhe pse Raxha Naingolan është duke pritur kohën e tij për të treguar cilësitë me skuadrën e Interit, tifozët zikaltër janë penduar tashmë për talentin Nikolo Zanolo të lënë të lirë në shkëmbim të mesfushorit belg.

Trekuartisit italian ka zënë vend në formacionin e parë me skuadrën e Romës, duke u konsideruar një lojtar shumë i rëndësishëm për trajnerin Di Françesko. E kundërta ndodh në Milano me Naingolan që ka qenë më shumë në hije sesa në dritë.

Ai është aktivuar shumë pak me skuadrën, duke shfaqur probleme me formën fizike dhe sjelljen jashtë fushave të lojës. Mësohet se kanë zbuluar edhe prapaskenën e dhënies së Zaniolos në shkëmbim për të marrë Naingolan, një operacion që i kushtoi Interit 38 milion euro plus vlerën e kartonëve të Santon dhe Zaniolos.

Drejtori sportiv i Romës, Monçi, u kërkoi zikaltërve njërin midis Radus, Kolidos dhe Zanolos. Skuadra e Interit u “detyrua” të mbante portierin, të cilit ia kishte premtuar skuadrës së Xhenoas. Është e qartë që në Milano janë shumë të zhgënjyer me këtë operacion të kryer nga Piero Auzilio në merkaton e verës. E vetmja shpresë për tifozët e Interit mbetet fakti që Raxha Naigolan të fillojë të demonstrojë kualitetet e tij të vërteta si lojtar.

ROBERTO KARLOS DHE KUTINJO

Zanolo nuk i vetmi lojtar i dhuruar nga Interi, kujtojmë që në sezonin ’95-’96 nën drejtimin e anglezit Roi Hodgson mbrojtësi i krahut të majtë, Roberto Karlos, luajti vetëm një vit dhe më pas u shit te Reali i Madridit, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të mirë në botë. Braziliani tjetër, Felipe Kutinjo, ishte një tjetër rast ku zikaltrit falin talentet e tyre. Në 2013, ai u transferua në Liverpul duke shënuar 54 gola në 201 ndeshje me anglezët që më pas e transferuan në Barcelonë.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Emery drejt shkarkimit, gati të marrë drejtimin e “Topçinjve” legjenda e Liverpool…

Delo.autor

Reali i Madridit FIKSOHET pas Milinkovic-Savic/ Ja oferta e fundit STRATOSFERIKE për serbin

Sadik.Autor

SHFAQ INTERES PËR LOJTARIN E AJAX/ Perez gati 60 milionë euro për talentin holandez…

Delo.autor

Leave a Comment