Futboll Kategoria Superiore Sport

LIVE/ Në avantazh Vllaznia ndaj Kamzës, Zhunior gjen golin (VIDEO)

Vllaznia dhe Kamza ndeshen në “Reshit Rusi” për Kupën e Shqipërisë. Të dyja skuadrat, që luftuan sezonin e kaluar për të mbijetuar në Superiore, tashmë luajnë përballë njëra-tjetrës, ku Gjoka tashmë mban stolin e Kamzës.

bandicam 2019-01-23 14-05-59-078

Një sfidë interesante dhe me shumë rivalitet që është shoqëruar edhe me deklarata nga të dyja palët. Trajnerët kanë hedhur në fushë formacionet më të mira dhe kërkojnë kualifikimin. Mungesa e madhe është ajo e Sebino Plakut për kamzalinjtë.

LIVE/ VLLAZNIA-KAMZA 2-1

A. Marku 58′ Zhunior 76’/ Mehmeti 19′

KOMENTI

76’ GOOOL. Një rivënie anësore ka sjell golin e Vllaznisë ndaj Kamzës. Zhunior ul topin në zonë, godet drejt portës dhe një “dorë” ia jep edhe portieri Avdyli i cili i shpëton topi poshtë këmbëve.

72’ Largohet Krymi në lojë Bilbali për Vllazninë. Nga ana tjetër debuton Izazola që i merr vendin Arrabal.

71’ Largohet Hajdari, në fushë Kruja për Vllazninë.

70’ Çfarë ka pritur Avdyli. Kroson Gurishta nga e djathta, topi gjen Zhuniorin i cili nuk arrin të shënojë edhe pse u gjend vetëm për vetëm me portierin.

67’ Largohet Xhulio Mehmeti, në fushë Majkëll Peçi për Kamzën.

65’ Më kërkuese Vllaznia. Krosim nga krahu i majtë i sulmit të shkodranëve. Hajdari provon me kokë, por Avdyli gjendet i gatshëm.

58’GOOLL. Goditje nga këndi për Vllazninë, Hajdari lë shkurt për Gurishtën, ky i fundit kroson në zonë dhe gjen Markun që kërcen mbi të gjithë për ta dërguar në rrjetë.

 

55’ Vllaznia më aktive në këtë pjesë të dytë, por nuk po konkretizon me raste. Kamza pret shkodranët në mundësi të ndonjë kundërsulmi.

46′ Starton pjesa e dytë.

45+1 Përfundon pjesa e parë e takimit.

43’ Renato Malota gjithnjë i rrezikshëm në daljet nga mbrojtja. Kroson Gilman Lika, topi gjen kokën e Malotës që nuk kordinohet siç duhet dhe godet ngjitur me traversën.

29’ Pasiguri  në mbrojtjen e Kamzës. Një mosmarrëveshje mes Beqirit dhe portierit mund të kishte sjellë golin e barazimit të Vllaznisë.

 

24’ E njëjta skemë si te goli, Fukui-Mehmeti kombinojnë mirë, por ndalon Zeqaj.

19’ GOOOL. Aksion spektakolar i Kamzës. Një kombinim i Fukut dhe Martinenës ka nxjerrë të lirë Mehmetin, që dërgon topin atje ku portieri vendas nuk mund ta mbërrijë. Ishte i pari aksion për miqtë…

 

11’ Hajdari ul një top për Likën, ky i fundit gjuan në ajër fort me të majtën dhe krijohet imazhi i një goli por është vetëm rrjeta e jashtme.  

 

8’ Zhunior rrezik konstant për mbrojtjen e Kamzës. Sulmuesi provon 2 herë, por njëherë gjen mbrojtjen dhe njëherë portierin Avdyli.

4. Zhunior ul një top mirë në afërsi të zonës së Kamzës, rrotullohet dhe provon me të majtën, por larg kuadratit. Një koordinim më i mirë do të sillte rrezik.

1. Nis Sfida

Related posts

KORONAVIRUSI/ Prej tre ditësh me temperaturë, Skënder Gega rezulton pozitiv me COVID-19

Delo.autor

LAMTUMIRË VASILLAQ ZËRI/ Braçe: Do i mungojë të gjithëve, kolegët: Ishte një Messi i vogël

Delo.autor

“TUNDIMI PËR TA RIMARRË ËSHTË ENDE”/ Habit ish-presidenti i Inter-it. Kërkon të blejë klubin “Zikaltër” sërish

Delo.autor

Leave a Comment