Futboll Sport

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Shihen shenja tymi, zbulohen detajet e para të aeroplanit ku ishte futbollisti (FOTO)

Kërkimet e policisë për lojtarin argjentinas, Emiliano Sala, po vazhdojnë, dhe së fundmi po dyshohet se aeroplani ku ishte piloti dhe Sala, thuhet se ka rënë në një ishull afër Britanisë së Madhe, që quhet Burhou.
Aeroplani me të cilin Sala po udhëtonte nga Nantes në Cardiff u zhduk të hënën, pasi e humbi kontaktin me qendrën Casquets për kontrollin e trafikut ajror, rreth 13 kilometra larg ishullit Guernsey të Britanisë së Madhe.

Kërkimet me helikopterë dhe anije po vazhdojnë, por ende asgjë konkrete nuk është gjetur. Mirëpo një tym është parë në ishullin Burhou, dhe një person e ka fotografuar pamjen, që besohet se është tym i lëshuar nga ndriçuesit që përdoren në raste emergjente.

Pas kësaj priten lajme pozitive, dhe është sugjeruar që të fillojnë kërkimet nga policët edhe në tokë, pasi në këtë ishull nuk jetojnë njerëz.

 

 

 

Related posts

Juventus nuk ‘heq dorë’ nga Dybala, refuzon ofertën faraonike të Manchester United

Q.Autor

Mercedes kërcënon Vettel: Nuk ka për ta patur të lehtë në garë

Sadik.Autor

NUK DO TI BESONI SYVE/ Gol nga 90 metra, ja “çmenduria” e portierit të Jordanisë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment