Futboll Sport

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ ​Reagon miku më i mirë i futbollistit të “Premierligës”: Ai kishte synime të qarta…

Miku më i mirë i Emiliano Salas, Martin Molteri, ka folur për herë të parë publikisht pas zhdukjes së argjentinasit. Molteri ka treguar se çfarë lloj personi është Sala dhe ka thënë se ai është ende duke shpresuar se policia do ta gjejë të gjallë. Sala u zhduk të hënën, bashkë me pilotin dhe aeroplanin me të cilin po udhëtonte nga Nantes në Carfidd. Policia nuk ka arritur të gjejë asnjë gjurmë të tij apo të aeroplanit, përkundër që kanë qenë duke kërkuar tash e tri ditë, transmeton Gazeta Express.

“Do të doja që mediat të mos ishin këtu për këtë arsye, por të ishin këtu për një arsye tjetër, si thirrjes nga ekipi kombëtar i Argjentinës. Unë nuk mund të bëj asgjë më shumë sesa të shpresoj. Ai do të shfaqet së shpejti dhe gjithçka do të jetë në rregull”, ka thënë Molteri, i cili e kishte veshur një fanellë të Bordeaux që e kishte marrë si dhuratë nga Sala.

“Unë nuk e di se nga ku ose si u njoftova me të fillimisht sepse e kam njohur për të gjithë jetën time. Ai është një njëri modest, zemërmirë dhe ka një fuqi të jashtëzakonshme mendore. Ai nuk është aspak vetjak”.

“Gjithçka që ka arritur në jetë, ai e ka arritur përmes punës së tiij. Ai është punëtor i madh. Kishte synime shumë të qarta, dëshironte të arrinte shumë në futboll dhe të ishte i suksesshëm”.

Policia kanë bërë të ditur se ka shumë pak mundësi që Sala dhe piloti të kenë shpëtuar, mirëpo Cardiff City është ende duke u lutur për argjentinasin, të cilin e blenë për 17 milionë euro të shtunën.

Sala kishte udhëtuar me të njëjtin aeroplan edhe për udhëtimin e tij nga Cardiffi në Francë dhe sapo kishte zbritur, u kishte thënë miqve dhe ish-bashkëlojtarëve të tij se udhëtimi nuk kishte qenë i rehatshëm.

Kur e nisi udhëtimin për t’u kthyer te klubi i tij i ri, Sala i dërgoi mesazh miqve të tij duke i thënë se aeroplani ishte duke i bërë disa zhurma të çuditshme. Disa media angleze raportuan se aeroplani e kishte pasur të vështirë edhe të nisej dhe kishte provuar katër apo pesë deri sa më në fund ishte nisur.

 

Related posts

NGA MULLER TEK GJASULA/ Ja rekordet e sezonit në Bundesligë. Në kampionatin gjerman ndodh gjithçka

Delo.autor

Fundviti i rezervon surprizën Cityt, Guardiola mjaftohet me 1 pikë ndaj Crystal Palace

Q.Autor

“VICHAI”/ Autori i përrallës më të bukur në historinë e futbollit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment