Ligue 1 Sport

MERKATOJA E BUJSHME/ PSG pranë marrëveshjes 150 milionë euro për dy mesfushorët tek…

PSG po insiston për Allan, i cili nuk është stërvitur me grupin në mes të superofertës së parisienëve. Napoli nuk kërkon ta shesë poshtë shifrës 100 milionë euro.

Shtatë ditë përpara se të përfundojë merkato e dimrit, PSG po bën çmos të mbyllë operacionin për mesfushorin brazilian.

Ndërkohë mediet franceze raportojnë se është arritur marrëveshja me vlerë 47 mln euro për Paredes nga Zenit St Petersburg.

Sipas L’Equipe, Paredes do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore ditën e premte përpara se të firmosë për katër vite e gjysmë.

Gazeta gjithashtu shton se PSG kërkon të blejë dy mesfushorë këtë muaj për shkak të dëmtimit të Marco Verratti-t, si dhe problemeve me Rabiot.

Allan është objektivi kryesor, por duke ditur se duhet të tregohet i kujdesshëm për shkak të Fair Play Financiar, pritet për t’i parë nëse do të paguajë 100 milionë euro pasi ka marrë Paredes.

Related posts

Mario Balotelli nuk paraqitet në stërvitje me Nice, ja vendimi i sulmuesit

Isa.Autor

Milan – Verona, befasi në formacionet startuese

Sadik.Autor

Në Europë apo jo? Milani në pritje të vendimit të sotëm nga CAS-i

Isa.Autor

Leave a Comment