Futboll La Liga Sport

“COPA DEL REY”/ Serxhio Ramos bën “bomberin”, Reali Madridi fiton takimin e parë me përmbysje

Reali i Madridit ka mposhtur me rezultatin 4-2 Gironën në takimin e parë të vlefshëm për çerekfinalen e “Copa del Rey”.Edhe pse miqtë kaluan të parët ne epërsi me Lozanon, skuadra e Solarit arriti të përmbyste rezultatin, ku protagonist kryesor ishte kapiteni Serxhio Ramos, i cili realizoi dopietë.

Lukas Vaskez dhe Benzema ishin autorët e 2 golave të tjetër për madrilenët, ndërkohë që për Gironën shënoi Granel nga pika e bardhe e penalltisë.

Me triumfin e sotëm, Reali ka hedh një hap drejt fazës gjysmëfinale, ndërkohë që ndeshja e kthimit do të zhvillohet në datën 31 janar.

Related posts

Debuchy lë Arsenalin, për t’u rikthyer në Francë

Q.Autor

Pedro zgjeron marrëveshjen me Chelsea deri në vitin 2020

Sadik.Autor

Juve mbyll nënshkrimin me Emre Can, zyrtarizohet pas finales së Champions-it

Sadik.Autor

Leave a Comment