Futboll Premier League Sport

HAPET “DRITA JESHILE” TEK TOTTENHAMI/ Sulmuesi rikthehet më herët në ekip nga parashikimi

Eliminimi i Koresë së Jugut nga faza play off e Kupës së Azisë i ka hapur “dritën jeshile” sulmuesit Heung-Min Son që të rikthehet te skuadra e Tottenham me herët nga parashikimi. Në ndeshjen e luajtur sot, në çerekfinalet e play off, Koreja u mund 1-0 nga Katari, rezultat që eliminoi ekipin koreano-jugor nga gara për titull.

Nëse për kombëtaren e Koresë ku rezultat nuk është aspak i këndshëm, për trajnerin e Tottenham, Mauricio Pochettino dhe tifozët e kësaj skuadre ky është një lajm pozitiv. Kjo do të thotë që sulmuesi Son është i lirë të lërë kombëtaren dhe të rikthehet në Londër.

Në këto moment, skuadra e Tottenham ka shumë nevojë për të, pasi janë dëmtuar si Harry Kane ashtu dhe Dele Alli (nuk do të jenë deri në mars). Çka do të thotë që Tottenham ka shumë pak alternativa në sulm, ndaj rikthimi i Son shihet si një “blerje” në këto momente të vështira.

Nuk pritet që Son të jetë në fushë ditën e diel, në ndeshjen që Tottenham do të luajë ndaj Crystal Palace, për turin e katërt të FA Cup. Gjithsesi, koreano-jugori do të jetë gati për ndeshjen e së mërkurës, në “Wembley”, ndaj Watford, sfidë e vlefshme për Premier League.

Related posts

ARRITI SUKSESIN HISTORIK NË “MINSK 2019″/ Majlinda Kelmendi: Ja kujt ia dedikoj medaljen e artë (VIDEO)

Delo.autor

Handanovic: Borja Valero është mbretëresha e Inter, Perisic është një kalë i çmendur

Q.Autor

MIDIS EMOCIONEVE DHE LUMTURISË/ Kapiteni i Liverpool përqafon babain që fitoi betejën me kancerin, bëhet virale (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment