Futboll Sport

“Humbësi” Kaliniç/ Mund të ishte në fushë, por sheh finalen nga divani

Sezoni 2017-2018 mund të quhet padiskutim nga më të errëtit në karrierën e sulmuesit kroat, Nicola Kaliniç. I transferuar te Milani mes shumë vështirësish, pasi Fiorentina nuk donte ta linte të lirë, sulmuesi nuk e gjeti aspak veten te kuqezinjtë.

Pavarësisht mundësive të shumta në formacion, Kaliniç e gjeti shumë rrallë rrjetën, ndërsa pati edhe momente tensioni me trajnerin Gattuso.

Gjithsesi, kur pritej që “makthi” të merrte fund dhe lojtari të argëtohej në “Rusi 2018”, pas ndeshjes së parë në grup, trajneri Daliç vendos ta përjashtojë nga skuadra, për mungesë serioziteti dhe dëshire për të kontribuuar.

Natyrisht, sonte që Kroacia do të luajë finalen e madhe ndaj Francës, njeriu më i dëshpëruar në planet mund të jetë pikërisht ai, Nicola Kaliniç, që shpërdoroi një mundësi për të qenë në “Luzhniki” sonte dhe do të shohë finalen nga divani i shtëpisë.

Related posts

GOLA ME “PIKATORE” NË CHAMPIONS LEAGUE/ Vetëm një gol në pjesët e para, Reali “tregon dhëmbët”

F.autor

Rivaliteti me Messin, Cristiano Ronaldo ka një kërkesë të rëndësishme për Realin

Q.Autor

Rrëfimi i Kristal Abazajt: Ju tregoj kalimin në Belgjikë dhe ku ndikoi Tare

Sadik.Autor

Leave a Comment