Futboll Premier League Sport

MERKATOJA E BUJSHME/ E kërkuan për 45 milionë stërlina, ja vendimi që merr sulmuesi i Premier Leagues

Sulmuesi austriak Marko Arnautovic ka vendosur që të mos largohet nga skuadra e West Ham gjatë merkatos së janarit edhe pse në adresë të tij erdhi një ofertë e majme nga Kina (45 milionë stërlina). Edhe pse u përfol që klubi do ta linte të lirë lojtarin nëse kjo ofertë do të kapte kuotën e 50 milionë stërlinave, sulmuesi 29-vjeçar deklaroi se do të qëndrojë deri në fund të sezonit në Premier League.

Mësohet se sulmuesi i ka premtuar besnikëri skuadrës të paktën deri në fund të këtij sezoni. Përmes një postimi në “Instagram”, sulmuesi thotë: “Nuk është një sekret që në adresën time erdhi një ofertë shumë e mirë për mua dhe familjen time. Mora pak kohë për të reflektuar, për të biseduar me klubin dhe familjen time. Tani jam më i qartë”, thotë Arnautovic.

“Unë jam një futbollist profesionist dhe e vetmja gjë që di të bëj është të luaj futboll. Unë jam ndjerë gjithnjë sin ë shtëpinë time këtu tek West Ham dhe në Londër, gjë të cilën besoj që fansat ta kenë kuptuar. Ndaj, le të fokusohemi tek objektivat që kemi vënë së bashku, për ta bërë këtë sezon sa më të bukur dhe le t’i lëmë dyshimet të largohen”, shkruan Arnautovic.

Related posts

E PABESUESHME/ Man United bëhet gati për BLERJEN e REKORDEVE në Angli

Isa.Autor

Federico Pastorello: Rinovimi i Candreva-s së shpejti, Malcom…

Sadik.Autor

LIVE/ Në avantazh Vllaznia ndaj Kamzës, Zhunior gjen golin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment