Futboll Ligue 1 Sport

MERKATOJA E ÇMENDUR/ PSG kërkon hakmarrje, sytë tek ylli i Barcelonës…

Paris St-Germain po merr nga viti në vit goditje të rënda nga Barcelona, që e turpëroi para dy vitesh, me përmbysjen e çmendur 6-1 pas humbjes 4-0 në Paris në Champions League, ndërsa tashmë po e mposht bindshëm edhe në merkato, edhe pse Neymar mbetet një kujtim i hidhur për popullin blaugrana.

Së pari, mesfushori Adrien Rabiot ka refuzuar çdo ofertë të PSG-së për rinovim, vetëm e vetëm që të shkojë në Barcelonë në verë.

Nuk mbaroi aty, sepse Barça para pak ditësh zyrtarizoi edhe blerjen e mesfushorit Frenkie de Jong nga Ajax, në një kohë që holandezi kishte kohë që ndiqej nga PSG.

Kjo ka tërbuar presidentin e PSG-së Nasser Al-Khelaifi, i cili sipas mediave në Spanjë kërkon hakmarrje dhe synon t’i rrëmbejë Barcelonës brazilianin Philippe Coutinho.

Coutinho u transferua në Camp Nou në janar 2018 dhe ka kontratë deri në vitin 2023, ndërsa klauzola e prishjes së kontratës është 400 milionë euro.

Gjithsesi, paratë nuk janë problem për sheikët dhe synimi kryesor është bindja e Coutinho-s, para se të kalohet te sulmi final me ndonjë ofertë të parefuzueshme për Barcelonën.

Related posts

JUVENTUS MENDON GODITJEN E MADHE/ Ronaldo dëshiron tek bardhezinjtë ish-shokun e tij të skuadrës tek Reali…

Delo.autor

Ronaldo me film të animuar, CR7 kthehet në superhero në “Striker Force 7”

Sadik.Autor

“KJO HISTORI VAZHDON PREJ DY VITESH”/ Leonardo sulmon Real Madrid: Nuk mund të vazhdojë të sillet kështu

Delo.autor

Leave a Comment