Futboll Seria A Sport

KUR TË URON EDHE “ARMIKU”/ Quagliarella: Më kapin të dridhurat me emrin e lojtarit…

Futbolli italian duartroket magjistarin Fabio Quagliarella, i cili sot ndaj Udineses shënoi 2 gola dhe gjeti golin për të 11-tën ndeshje rresht, ashtu si i madhi Gabriel Batistuta.

16 gola në kampionat për sulmuesin e Sampdorias, dy më shumë se Cristiano Ronaldo e Duvan Zapata, motiv krenarie për një 36-vjeçar i cili për arsye të ndryshme nuk pati karrierën e madhe që do meritonte.

Kur e pyetën pas ndeshjes se çfarë efekti ka të barazosh rekordin e Batistutës, Quagliarella heshti për disa momente dhe më pas i mallëngjyer tha: “E paimagjinueshme, vërtet. Emocionohem sepse diçka e tillë nuk më shkonte kurrë ndërmend, edhe të përmend emrin e një lojtari si Batistuta më kapin të dridhurat. Nuk di ç’të them, e shijova këtë mbrëmje dhe tifozët e mi. Festova shumë për rekordin, sepse për Udinesen kam gjithnjë respekt, për ato dy vite që kam kaluar aty”.

Në Itali e teprojnë dhe gazetari i Sky Sport e pyeti sulmuesin veteran për kombëtaren italiane, por Quagliarella i di limitet e tij: “Pas pak ditësh do të mbush 36 vjeç, sakrificat e mia ia kanë vlejtur për të arritur diçka. Roberto Mancini ka një grup për të rritur e çuar përpara, duhet pasur besim, përndryshe nuk do rritemi kurrë. Unë duhet të bëj sa më mirë me Samp, të zbavitem çdo të diel, të jem i rëndësishëm për ekipin, jo thjesht duke shënuar. E shijoj dhe kur jap një pasim për gol”.

GENOA E NDERON – Në futboll kulmi i nderimit është kur klubi kundërshtar të vlerëson. Genoa, rivali i madh i Sampdoria-s, ka lënë pas derbin, ngjyrat dhe rivalitetin, sepse pas ndeshjes ka postuar në Twitter një foto ku shfaqen Quagliarella dhe kapiteni i Genoa-s, Criscito: “Krenarë që jemi xhenoanë dhe që kemi në qytet një rival të fortë si ti! Komplimente Fabio”.

Related posts

Juventus ka 488 milionë arsye për të buzëqeshur, ja çpo ndodh me bardhezinjtë

Q.Autor

Në një tjetër nivel me Solksjaer, Pogba shënon golin e radhës (VIDEO)

Delo.autor

RONALDO APO MESSI? Në prag të ndeshjes Champions, Dybala flet si diplomat

Delo.autor

Leave a Comment