Futboll La Liga Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ ESPANYOLIT/ Lajme të mira për Solarin, rikthehet në stërvitje ylli…

Gareth Bale është shumë pranë aktivizimit të dytë në vitin 2019 pasi është rikthyer të stërvitet me lojtarët e Real Madrid në prag të sfidës me Espanyol në La Liga.

Uellsiani nuk ka luajtur që në sfidën ndaj Villarreal në fillim të janarit dhe ka humbur gjashtë ndeshjet e fundit.

Bale pritet të aktivizohet në ndeshjen e radhës në RCDE Stadium teksa Real do të mundohet të rikthehet në vend të tretë të renditjes.

Ndeshja gjithashtu do të shërbejë si një nxehje për ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Copa del Rey ndaj Girona-s në mesjavë.

Nëse sulmuesi nuk do t’ia dalë të luajë në sfidën e radhës, atëherë ai me siguri do të aktivizohet që nga minuta e parë në Kupë.

Toni Kroos, Marcos Llorente, Mariano Diaz,  Marco Asensio dhe Keylor Navas mbeten në infermieri.

Related posts

ROMA-MILAN/ Pas një aksioni nga “Kuqezinjve”, sulmuesi Rebic dhuron spektakël dhe realizon një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

ANALIZA/ Shtyllat dhe faktori “shtëpi”, Milani në vend të 4-t me… transferta

Delo.autor

JAVA E GJASHTË NË SUPERIORE/ FSHF-ja publikon oraret e sfidave. Ja kur luhet derbi Tirana-Partizani…

Delo.autor

Leave a Comment