Futboll Sport

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Donatorët ia dolën! Rinisin kërkimet për futbolistin (FOTO)

Kanë rifilluar kërkimet për avionin Piper Malibu, i cili humbi në kanalin mes Francës dhe Anglisë, teksa në bord ishte futbollisti Emiliano Sala dhe piloti David Ibbotson.

Autoritet e kërkim-shpëtimit pushuan së kërkuari këtë të enjte, me arsyetimin se kishte kaluar një kohë e gjatë dhe shpresat për t’i gjetur të gjallë ishin pothuajse zero.

Kanë qenë familjarët e Sala që kanë kërkuar që të krijohet një fond për të rifilluar kërkimet dhe 2000 donatorë, përfshirë edhe futbollistë të njohur si Payet, Rabiot e Kante kanë kontribuar për të grumbulluar shumën prej 300 mijë euro.

Sot në mëngjes dy anije kanë dalë në det dhe po vijojnë operacionin për të gjetur gjurmë të avionit të humbur me dy personat në bord.

Related posts

KA TRIUMFUAR ME TË DY EKIPET/ Benitez analizon sfidën: Inter, ja si mund ta mundësh Liverpool

Delo.autor

Nis “Finalja” e parakohshme, Atletiko e Arsenali luajnë gjithçka

Sadik.Autor

DHURON SPEKTAKËL/ Momenti kur Mourinho merr në intervistë veten në konferencën për shtyp

F.autor

Leave a Comment