Futboll Seria A Sport

BARAZIM DRAMATIK/ “Lumë” golash në ndeshjen Atalanta – Roma (VIDEO)

Roma nuk ka shfrytëzuar hapin fals të Milanit kundër Napolit, duke u ndalur në një barazim dramatik, 3-3 nga Atalanta.

Edhe pse arritën të dërgonin shifrat në 3-0 në favor të tyre, verdhekuqtë nuk arritën që të merrnin 3 pikët, pasi Bergamaskët arritën që të kthenin gjithçka në favorin e tyre. Fillimisht Edin Dzeko kompletoi dopietën, ndërkohë që El Shaarawy realizoi për 3-0.

Reagimi i vendasve erdhi në limitet e kohës së rregullt, me Castagne që ngushtoi distancat. Fraksioni i dytë ishte vetëvrasës për Romën, me Toloi e Zapata që arritën të vendosnin baraspeshën, duke i dhënë një pikë me mjaft vlerë Atalantës.

Në takimet tjera Frosinone mposhti me poker golash 4-0 Bolognën, ndërkohë që Spal përmbysi 3-2 Parmën.

Pas këtyre rezultateve, Roma mban vendin e 5-të me 34 pikë. Ndërsa Atalanta pozicionohet 2 vende më poshtë me 2 pikë më pak. Fundi i renditjes është mjaft i ngjeshur, me Frosinone që ngushton në -1 pikë distancën me Bolognën.

Related posts

Milan/ Bolonga ” treni i fundit” për t’i ruajtur shpresat për Evropë, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Lojtarët që mund të zëvendësojnë Carrickun te Man Utd

Q.Autor

Një DUEL “EL CLASICO” për mesfushorin e Juventusit. Bardhezinjtë fiksojnë çmimin

Sadik.Autor

Leave a Comment