Futboll La Liga Sport

FINALIZOHET NGA MESSI/ “Katalanasit” bëjnë detyrën ndaj Gironas me rekord golash

Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Girona-s jashtë fushe. Kjo ishte ndeshja e 32-të radhazi që skuadra e Valverde-s gjen golin jashtë fushe, duke barazuar kështu rekordin e vendosur nga ekipi i sezonit 2012/13.

Nuk ishte një ndeshje e lehtë për katalanasit, të cilët sidomos gjatë pjesës së parë dukeshin si të përgjumur.

Loja e Barça-s u përmirësua pas pushimit kjo edhe për shkak të kartonit të kuq të një prej lojtarëve vendas.

Ishte Semedo ai që kaloi miqtë në avantazh, ndërsa Messi dyfishoi rezultatin me një gol fantastik në mesin e pjesës së dytë.

Me këtë fitore Barcelona ndodhet në kuotën e 49 pikëve, pesë më shumë se ndjekësi më i afërt Atletico Madrid.

Me golin e shënuar në stadiumin Montilivi, Messi tashmë ka shënuar në 36 nga 42 stadiumet ku ka luajtur në La Liga.

Related posts

LIVE/ Liverpool-Barcelona, Wijnaldum thellon shifrat për “Të Kuqtë”

Delo.autor

Nike prodhon këpucë speciale për Ronaldon në Botëror (Foto)

Sadik.Autor

SINQERITETI NË KULM/ Berisha: Prej meje shënoi një gol të bukur Milik, ia dalim këtë…

Isa.Autor

Leave a Comment