Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Teuta-Flamurtari: Bushiç “nxjerr” me të kuq Franc Veliun, vlonjatët me 10 lojtarë në fushë (VIDEO)

Është duke u luajtur në “Niko Dovana” sfida mes Teutës dhe Flamurtarit e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore. Të dy ekipet kanë objektivat e tyre, teksa një fitore do e ngjiste Teutën në vendin e dytë, duke zgjuar “ëndrrën” titull.

Nga ana tjetër, Flamurtari edhe pse me oshilacione të shumta, do të kërkojë të marrë maksimumin për të qëndruar pranë zonës që të çon në Europë.

Si Shkëmbi ashtu dhe Daja kanë hedhur në fushën e lojës formacione të “arnuara”, për shkak të mungesave të shumta.

LIVE| TEUTA-FLAMURTARI 1-1

Traore 27′ / Batha 13′ (p)

KOMENTI LIVE: 

59′ Flamurtari me 10 lojtarë. Franc Veliu ndëshkohet me karton të kuq, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Bushiçit.

57′ Pranë golit Teuta me Osmanin. Pas një topi të harkuar nga e djathta, korçari godet me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit.

54′ Traore depërton bukur nga krahu i majtë dhe kroson në zonë, ndërhyn saktë Veliu, duke larguar rrezikun.

48′ Pranë golit Teuta. Pas një kombinimi mjaft të bukur të Bushiç me Kamara, ky i fundit ka pasur për Prognin, i cili ka gjuajtur fluturimthi, por topi ka kaluar ngjitur me shtyllën.

47′ Kale ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Osmanit.

46′ Starton pjesa e dytë, Teuta kryen zëvendësimin e parë, në fushë Bushiç, i cili ka marrë vendin e Avdylit.

Përfundon takimi 1-1. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

43′ Flamurtari fiton terren dhe kërkon golin e dytë, por mbrojtësit e Teutës nuk lenë hapësira duke larguar rreziqet.

40′ Torasa hedh një top të rrezikshëm në zonë, por kontrollon gjithçka portieri Celeski.

31′  Goditje dënimi nga e djathta e sulmit vlonjat. Musta kroson në zonë, por kontrollon topin portieri i Teutës.

27′ GOOL TEUTA 1-1. Traore barazon shifrat.  Pas një topi të harkuar nga e majta, portieri Koliçi nuk e grushton siç duhet duke e lënë në zonë, aty ku Traore nuk fal, duke e dërguar në rrjetë. 

24′ Kamara provon me një gjuajtje të rrezikshme nga brenda zonës, por topi përfundon jashtë kuadratit.

20′ Avdyli provon me një gjuajtje nga distanca, topi shkon shumë larg kuadratit.

13′ GOOOL FLAMURTARI 0-1. Idriz Batha tregohet i saktë nga pika e bardhë dhe kalon vlonjatët në avantazh. 

12′ Torasa fiton një 11-metërsh, pas një ndërhyrje të gabuar të Ditmar Bicajt. Protestojnë futbollistët e Teutës.

11′ Frashëri ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Mustës.

6′ Traore ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Kotobellit, futbollistët vlonjatë kërkojnë karton, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Jorgji.

5′ Minuta të luftuara, vendasit provojnë të shtyjnë përpara, por mungojnë rastet e rrezikshme.

1′ Ka nisur takimi në “Niko Dovana”.

Related posts

GOAL: Neymar te Reali, transferohet vetëm nëse ndodh kjo gjë

Q.Autor

BËN GODITJEN E DYTË NË MERKATO/ Chelsea blen për 50 milionë euro yllin e “Los Blancos”…

Delo.autor

RENDITJA/ “France Football” tregon pagat e 5 lojtarëve më të paguar në planet!

F.autor

Leave a Comment