Futboll Premier League Sport

ZBULON PRAPASKENAT/ Ish-trajneri këshillon të rinjtë: Qëndroni larg Arsenalit

Ish-trajneri i akademisë së Arsenal Adries Jonker këshillon të rinjtë të qëndrojnë larg klubit londinez.

Trajneri holandez ishte i punësuar te Topçinjtë për dy vite e gjysmë përpara se të largohej në shkurt të 2017-ës për të trajnuar ekipin e parë të Wolfsburg.

Ai është larguar tashmë nga ekipi gjerman dhe ka zbuluar se si ishte të puna në akademinë e trajnerit të atëhershëm Arsene Wenger.

“Kur isha tek Arsenal, Wenger thërriste dy-tre lojtarë të akademisë në kupat angleze.

“Megjithatë, kur Arsenal kishte një ndeshje kampionati dy ditë më vonë, ata djem nuk ishin asnjëherë në skuadër. Ai nuk do t’i grumbullonte as në 50 ndeshjet e radhës.

“Kështu që kam dyshimet e mia, nuk e di nëse Anglia është vendi i duhur për të rinjtë për momentin.

“Do t’i këshilloja të mos shkonin, por të luanin 100 ndeshje diku tjetër në Europë në fillim.”

Related posts

EUROPA LEAGUE/ I shënoi Celtic me stil “alla Insigne”, Uzuni zgjidhet lojtari më i mirë i Ferencvaros

Delo.autor

Shënohet goli i dytë në ndeshjen United – Sevilla

Q.Autor

Trajneri i përkohshëm i kombëtares italiane: Nuk vlejnë golat nëse Balotelli ka sjellje të keqe

Q.Autor

Leave a Comment