Futboll La Liga

Merkato e Barcelonës, Valverde i hapur për transferime të reja

Ernesto Valverde është i hapur për blerje të tjera të Barcelona-s në janar.

Kanë qenë javë të ngarkuara për drejtuesit katalanas teksa kanë lëvizur shumë në merkato, si për afrimet ashtu edhe për largimet.

Yerry Mina dhe Philippe Coutinho janë dy emrat e bujshëm të afruar, ndërsa Arda Turan, Javier Mascherano dhe Rafinha janë larguar.

View image on Twitter

Dhe megjithëse trajneri nuk po nxit bordin drejtues për mbërritje të tjera, trajneri pranon se mund të ketë operacione të tjera deri në fund të janarit.

“Jam i lumtur me skuadrën që kemi por deri në fund të merkatos asgjë nuk përjashtohet,” shprehet Valverde. “Jo vetëm për ne por për çdo skuadër. Gjërat mund të ndryshojnë.

View image on Twitter

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë deri në fund të janarit por në princip jam i lumtur me skuadrën që kam.

“Duam që Yerry të na ndihmojë që në këtë sezon. Ai mund t’i bashkohet skuadrës, po e shqyrtojmë si mundësi. Duam që ai të fitojë pak vetëbesim, por jemi akoma pak në ankth për të parë se çfarë mund të na ofrojë.

Ai duhet të kalojë pak kohë për t’u adaptuar.”

Related posts

Tri arsye pse Kroacia meriton ta fitojë finalen e Botërorit

Isa.Autor

Conte falënderon tifozët e Chelseat: E kuptuan presionin tim

Q.Autor

Barcelona refuzon talentin e Schalkes 04

Q.Autor

Leave a Comment