Futboll Seria A Sport

PAS DISFATËS NDAJ TORINOS/ Spalletti: Nevojitet të rivendoset rregulli mbi principet e skuadrës

Pas disfatës 1-0 të pësuar në transfertë ndaj Torinos, trajneri i Inter, Luciano Spalletti, në një intervistë për “Sky” komentoi performancën e dobët të futbollistëve të tij, të paaftë të krijonin qoftë edhe një rast të vetëm konkret për gol në 90 minuta.

“Perisic vazhdon të ketë një goditje, Politanon rrezikuam duke e aktivizuar edhe në minutat që luajti, pastaj është Keita që nuk është në dispozicion. Synuam më shumë te fiziku, për të luftuar në topat e hedhur në përplasje, për të shkuar dhe krijuar rastet që pastaj ke më shumë shanse të krijosh me dy sulmues. Në pjesën e parë gabuam shumë gjëra”, komentoi Luciano Spalletti.

“Nevojitet të rivendoset rregulli mbi principet e skuadrës dhe mbi lojën që duam të zhvillojmë në mënyrë më të rregulluar. Kur kaluam në disavantazh, më pas futbollistët nisën të marrin përsipër iniciativën për të bërë gjëra individualisht, edhe kur nuk është nevoja”, u shpreh trajneri i Inter.

“Në lidhje me situatën e Perisic, është gjithçka e thjeshtë, futbollistët mund të thonë atë që duan, por pastaj natyrisht janë klubet që kanë prioritet, dhe për t’i larguar, nevojitet dikush që t’i marrë. Falas nuk mundet, duhet të paguajnë, ashtu sikurse kemi bërë ne kur i kemi blerë. Pastaj nëse nuk do të dojë të luajë, do të qëndrojë jashtë skuadrës, nuk ka problem. Nëse dikush mendon se nuk mund të kontribuojë, ndihmohet të qëndrojë jashtë”, deklaroi Spalletti.

Related posts

Të dy i quajnë KASAPË/ Ish-lojtari i INTERIT gjen “idhullin”: Dua të kopjoj RAMOSIN

Isa.Autor

IDE KONKRETE/ Mesi tek Interi? Suning GATI të bëjë një goditje MADHËSHTORE…

Isa.Autor

KATAR 2022/ Të drejtat e ndeshjeve kualifikuese të Amerikës së Jugut blihen nga klubi i Serisë C

Delo.autor

Leave a Comment