Futboll La Liga Sport

I DHUROI FITOREN MALAGËS ME DOPIETË/ Ja si u vlerësua sulmuesi Sadiku këtë javë

Dopieta e shënuar në fitoren e Malagas 2-0 ndaj Tenerifes e ka rikthyer Armando Sadikun në qendër të vëmendjes në Ligën e Dytë Spanjolle.

Sulmuesi elbasanas i dha fitoren ekipit të tij dhe në përfundim të javës së 19-të është përzgjedhur mes futbollistëve më të mirë nga ndeshjet e zhvilluara.

Dopieta e sulmuesit të Kombëtares riktheu Malagan te fitorja dhe bëri që ekipi spanjoll të linte pas krahëve zonën e rënies, edhe pse ka vetëm dy pikë më shumë nga vendi i 19-të që e rrezikon mbijetesën.Sadiku-celebra-segundo-Malaga-Tenerife_1416768323_113670248_667x375

Me golat e shënuar dhe paraqitjen që ka bërë, Sadiku është edhe kandidat për lojtarin më të mirë të javës së 19-të, teksa në bazë të votave momentale gjendet i dyti.

Related posts

PRITET TË ARRIHET MARRËVESHJA/ Milani gati rinovimin me trajnerin Pioli, ja detajet e kontratës së re…

Delo.autor

I BËN NJË PREMTIM TALENTIT/ Sarri: Po përmirësohet shumë kohët e fundit, jam gati ta…

Delo.autor

“Tërmet” te Argjentina, Sampaoli akuzohet për ngacmim seksual, rrezikon…

Sadik.Autor

Leave a Comment