Futboll La Liga Sport

PSE U MUNDËM? Messi zbulon “TORTURUESIN” e tij: Ai më kritikon dhe detyron të komentoj…

“Pse u mundëm?”. Është një pyetje që mirë ose keq, gjithësecili ia ka bërë vetes. Nëse ndiqet futbolli, ekziston gjithmonë shansi të shohësh skuadrën tënde të mundur, ndonëse askush nuk do të dëshironte ta mendojë në fillim të ndeshjes.

Por i ndodh të gjithëve, edhe më të mirëve. Dhe për mër të mirët, bëhet fjalë për atë që në karrierë kanë fituar pesë “Topa të Artë”, katër Champions League dhe një numër të madh trofesh të tjerë, individualë sikurse dhe me skuadrën.

Edhe Barcelona ndonjëherë provon shijen e hidhur të humbjes, çka detyron Messi-n që të bëjë llogaritë me një ndjesi të çuditshme. Sikurse rrëfen “Pleshti” për “World Soccer”, me djalin e tij Thiago.

Pikërisht, sepse argjentinasi mplaket, ndërsa fëmijet e tij rriten. Veçanërisht trashëgimtari i tij i parë, që sikurse tregon Messi, është shumë i interesuar për gjithçka që vërtitet rreth futbollit.

Edhe Mateo është i apasionuar, por jo aq sa Thiago. “Kupton më shumë nga futbolli, sepse është më i madh dhe flet për gjithçka që ka të bëjë me topin. E shoh shumë të përfshirë”, tregon Messi.

Në pikën që natyrisht është mbase i vetmi në botë që i lejon vetes që të kritikojë babain e tij të famshëm. Është vetë Messi që e konfirmon: “Po po, më ka bërë që tani disa kritika. Sepse dita e bukur shihet që në mëngjes…”.

“Ndjek Barcelonën, La Liga dhe Champions League, pak a shumë gjithçka. I pëlqen, bën pyetje dhe më kritikon kur gjërat nuk shkojnë shumë mirë. Është gjithmonë e komplikuar të kapërdish një humbje ose një paraqitje të dobët, por Thiago më detyron të komentoj gjithçka që ka ndodhur dhe t’i sqaroj motivet pse nuk kemi fituar. Kështu që flasim shumë më shumë”, rrëfen Messi.

Related posts

MUND TË JENË ZBULIMET E TURNEUT/ Nga Doku te Raspadori, 10 talentet që pritet të shpërthejnë në “Euro 2020”

Delo.autor

Elseid Hysaj vihet në shënjestër/ Klubet e mëdhaja janë gati të paguajnë 50 milionë euro për mbrojtësin

Sadik.Autor

TRONDITET FUTBOLLI/ Lojtari i REALIT në telashe, akuzohet për SHITJE NDESHJESH

Isa.Autor

Leave a Comment