Futboll Seria A Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ NAPOLIT/ Gattuso: Kam një ekip të ri, ja kë më kujton Piatek

Gennaro Gattuso ka krahasuar blerjen e re të Milan Krzysztof Piatek me Jon Dahl Tomasson.

Tomasson ka qenë një zëvendësues te Milan, por kjo nuk e ndaloi të shënonte 35 gola në tre sezone, duke fituar Champions League.

“Duhet të vazhdojmë aty ku e lamë në 50 minutat e para, duke treguar të njëjtin karakter,” shprehet Gattuso për Milan TV në prag të sfidës ndaj Napolit në çerekfinalen e Coppa Italia të martën.

“Duhet të ruajmë dëshirën dhe të tregojmë guxim duke dribluar mirë. Kemi nevojë për eksperiencë. Kam një ekip të ri dhe na duhen ndeshje të tilla.

“Piatek më kujton Tomasson. Ai kishte karakteristika specifike. Jon gjithmonë sakrifikohej për ekipin.

“Piatek sapo ka ardhur, por më pëlqen që tani. Ai është një djalosh kurioz që sheh fotot në muret e Mianello-s.

“Ai do ta nisë nga minuta e parë nesër? Njëri mes tij dhe Cutrones do të jetë titullar.”

Related posts

PO SHKËLQEN NË SERIE A/ “Monstra” Uzuni, sulmuesi kuqezi shënon 5 gola në 5 ndeshje radhazi me Ferencvaros (VIDEO)

Delo.autor

Migjen Basha e thotë hapur: Duhet të reagojmë, t’i harrojmë disfatat në miqësore

Isa.Autor

E ÇUDITSHME/ Po udhëtonte me Barcelonën, por do firmoste me Realin. “Katalanasit” zbresin nga avioni lojtarin…

Delo.autor

Leave a Comment