Futboll

PREMIER LEAGUE/ Jurgen Klopp tallet me Mourinho-n pasi Salah shënon katër golat që “vranë” Watford

Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp insiston se nuk do të ketë “parkim autobusi” kur Liverpool të ndeshet me Manchester City-n në çerekfinalet e Champions League.

Skuadra e Klopp dhe kryesuesit e Premier League u kualifikuan pa probleme në ¼-at pas fitoreve bindëse ndaj Porto dhe Basel. Ndërkohë Man United u eliminua nga Sevilla në Old Trafford.

Skuadra e Klopp ka mposhtur bindshëm Watford falë katër golave të Salah në Anfield dhe ai pretendon se ndeshja ndaj City-t do të jetë fantastike për t’u parë nga tifozët asnjanës.

“Man City e di që nuk do të jetë e vështirë. Por tifozët e futbollit do të jenë dy ndeshje fantastike futbolli.

“Nuk do të ketë parkim autobusi, të dyja skuadrat do të luajnë hapur.

 “Salah ka shumë dëshirë të shënojë. Ai është një djalë fantastik. Mund të kishte qenë një ndeshje e vështirë sot. E dinim që duhet të tregoheshim në nivelin e duhur nga minuta e parë e deri tek e fundit.

“Golat e shënuar ishin shumë të bukur, dhe djemtë nuk u ndalën. Ky duhet të jetë futbolli, jam shumë i lumtur për djemtë e mi.”

 

Related posts

YLLI ITALIAN MAGJEPS TRAJNERIN E PSG-SË/ Pochettino-n: Nuk është një surprizë, ka një potencial të madh

Delo.autor

ZYRTARE/ Tare i qëndron besnik projektit, rikthen Alegrin te Milani pas 11 vitesh

F.autor

Willian “thumbon” trajnerin Conte-n pas lënies jashtë finales së FA Cup

Sadik.Autor

Leave a Comment