Futboll La Liga Sport

ZBULON OBJEKTIVAT E KLUBIT/ Bartomeu: Ne duam “tripletën”, e dimë se…

Josep María Bartomeu analizoi gjendjen aktuale të Barcelonës në një prononcim për “Mundo Deportivo”, ku bëri të qartë se qëllimi i tij dhe i klubit është që të dy, Valverde dhe Jordi Alba, të qëndrojnë sezonin e ardhshëm: “Rinovimet? Dua që Valverde dhe Jordi Alba të vazhdojnë me ne, të dy kanë një kontratë. I thashë Alba se dua që ai të vazhdojë me ne edhe për pesë vite.

De Jong? Ai është një lojtar për të tashmen dhe të ardhmen. Nënshkrimi me të është rezultat i punës së një ekipi njerëzish nga sfera ekonomike dhe sociale. Shumë njerëz kanë ndërhyrë. Kupa e Mbretit? Ne duam “tripletën”. Endërrojmë dy trofetë kombëtarë, por edhe Ligën e Kampionëve.

E dimë se është një rrugë shumë e vështirë. Sevilla, rivali i radhës në Kupën e Mbretit, është një ekip shumë i komplikuar. Piqué nuk donte të thoshte se Kupa nuk ka rëndësi, por se ne duhet të mendojmë për gjithçka tjetër“.

Related posts

Hidhet shorti i Copa del Rey, Reali dhe Barcelona mësojnë kundërshtarët (FOTO)

Isa.Autor

Potenca e Ronaldos/ Ja pse është e pamundur të ndalet luzitani në Rusi

Isa.Autor

MIQËSORE/ Partizani e kalon me sukses testin e parë, triumfon ndaj Shkupit në Ohër

Delo.autor

Leave a Comment